Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse gjidhënia është esenciale?

Për nënat që japin gjidhënie, qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm për rritjen normale të fëmijës tuaj. Ndonjëherë ka nënë që e largon fëmijën e saj nga gjiri, menjëherë pas lindjes, por duhet të dijë së foshnja duhet të këtë ushqim adekuat për shëndetin.

Shqetësimet e nënave shfaqen atëherë kur nuk kanë qumësht të mjaftueshëm në gjinjtë e tyre, apo nuk formohen thithkatë më kohë. Për këtë është më mirë që kur foshnja është e vogël të përdoret pompa dhe qeset për ruajtjen e qumështit të nënës, pasi që në atë kohë gjiri prodhon më shumë qumësht dhe nuk duhet lejuar që qumështi të qëndroi gjatë në gji, të prishet dhe të humbet vitaminat që ka.

Pse jo, është mirë që këtë qumësht ta ruani edhe në frigorifer në mënyrë që ta përdorni më vonë. Është esenciale që fëmija i juaj të përdor, sidomos tre muajt e parë qumështin e gjirit të nënës.

Nëse fëmija i juaj mësohet që të pijë nga cucllat atëherë është mirë që vazhdimisht ta përdorni pompën dhe qumështin që e nxirrni nga gjiri t’ja jepni fëmijës tuaj.

Është më rëndësi po ashtu së si e ruani qumështin. Duhet të kuptoni së edhe qumështi i gjirit duhet të jetë i freskët para se të ushqeni beben.

Nëse e leni atë në një dhomë sa është temperatura e qumështit, atëherë nuk duhet që ta lëni më shumë se 3 deri në 8 orë. Por nëse e lëni në frigorifer apo në ndonjë qese që përdoret enkas për ruajtjen e qumështit, atëherë duhet ta lëni nga 3 deri në 8 ditë.

Kjo metodë, është e preferueshme të përdoret nga nënat e reja, thithka e të cilave formohet më ngadalë dhe bebeja ka vështirësi për të marrë qumështin nga gjiri. Pas tre katër muajve, nëse ju ndalet gjiri, atëherë mjekët preferojnë të merrni ushqime të tjera për fëmijët, varësisht nga ajo së çfarë ju sugjerojnë atë./express/

/komuniteti