Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse gratë ngelin shtatzënë edhe kur përdorin kontraceptivë?

15.03.2019 - Gratë të cilat ngelin shtatzënë gjatë kohës sa janë duke përdorë kontraceptivë mund të kenë një variant gjenetik që thyen hormonet që kanë për qëllim parandalimin e ngjizjes, zbulon një studim i realizuar për herë të parë.

Ky studim është i pari që ka zbuluar se një gjen mund të ndërhyjë në parandalimin e shtatzënisë, ndoshta duke i dhënë një përgjigje misterit se pse një numër grash çdo vit ngelen shtatzënë edhe sa janë duke përdorë kontraceptivë.

Gjeni CYP3A7*1C, edhe pse aktiv në të gjitha fetuset, është i fikur në shumicën e të rriturve por tek një numër i vogël njerëzish qëndron ndezur.

Sipas publikimit ky gjen mund të filtrojë poshtë hormonet e emetuara nga mjetet për kontrollimin e shtatzënisë.

Për më tepër, ajo mund të shfaqet në testimin gjenetik.

Burimi: klankosova

/komuniteti