Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë

Shkencëtarët në Seatle të shtetit Uashington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 në 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.

Gjatë provave në qëndrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizava të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjen deri sa lind, mund të përdoren më gjërësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.

Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjet e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplanimi tek pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qëndrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplanimeve, 70 përqind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç. Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak.

http://www.voanews.com

 

/komuniteti