Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Raportet familjare në adoleshencë

21.05.2015 - Ndryshimet adoleshenciale shfaqen në brendësi të e kontekstit familjar.

Adoleshenti, në këtë periudhë, ka dy eksigjenca në kundërshtim me njëra-tjetrën, nga njëra anë ndjen nevojën për të qenë i mbrojtur nga familja dhe dëshiron të qëndrojë fëmijë; nga ana tjetër, dëshiron të distancohet dhe të fitojë autonominë. Familja, duhet të përballojë detyrën e vështirë të vendosjes së ekuilibrit, të negocimit të distancave interpersonale duke u adaptuar sipas eksigjencave të adoleshentit, gjithnjë duke pyetur veten. A jam duke vepruar drejt? Dhe është me të vërtettë e vështirë, pasi shpeshherë prindërit nuk dinë se si të sillen.

Prindërit janë të vetëdijshëm që fëmija po rritet, por akoma nuk duan ta pranojnë. Frika ndaj kërkesave autonome dhe ndryshimi i ndaj një ekuilibri që ka funksionuar për shumë kohë, mund të jenë disa nga arsyet. Prindi duhet të tregohet aq fleksibil sa të mirëpresë kërkesat për mbrojtje dhe autonomi të fëmijës për ta ndihmuar në eksplorimin e individualitetit pa u ndjerë i vetmuar.

Bashkëshortëve tanimë i duhet të bëjnë një “bilanc” të vetvetes si prindër, bashkëshortë dhe profesionistë. Adoleshenca e fëmijëve i rikthen prindërit në adoleshencën e tyre me të gjitha koloritet, ndjenjat dëshirat…gabimet. Sipas disa studimeve, është provuar që prindërit e një adoleshenti jetojnë një martesë në krizë, subjekt stresi për paaftësinë e të qenit prindër, kjo edhe për faktin se nuk ndahen me objektivitet detyrat ndërmjet njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, adoleshenti nuk bën dhe aq për të rivendosur harmoninë familjare m.q.se, është gjithnjë në kërkim të konfliktit dhe vë në diskutim idetë dhe vlerat e prindërve. Këto kontraste, i japin mundësinë adoleshentit të njohë më mirë vetveten, të konfrontojë mendimet e veta dhe të imponojë respektin ndaj pikëpamjeve të tjetrit. Gjithashtu, nëpërmjet konfliktit, adoleshenti, mëson disa aftësi sociale si aftësinë e të dëgjuarit, komunikimin, negocimin, të cilat do të jenë të domosdoshme për jetën dhe relatat në të ardhmen.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti