Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rreth kulloshtrës

Kulloshtra fillon të krijohet ne gji ne muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e pare e me të mire per beben tuaj per arsyet e mëposhtme:

• Përmban me tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.

• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).

• Është gjithashtu efikase per eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun per paraqitje të verdhëzës së foshnjës.

• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.

Kulloshtra është "vaksina" e pare per të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.

Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm per dobitë që ka, por edhe per këtë aspekt të sajin.

/komuniteti