Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rreziku i pecetave të lagura!

“Tek pecetat e lagura gjenden lëndë kimike. Nëse është e mundur duart duhet të shpërlahen me ujë të bollshëm pasi të përdoret peceta e lagur”, theksoi Ismail Gumrukçuoglu, shef katedre në degën e Kimisë të Fakultetit të shkencave natyrore të Universitetit Ondokuz Mayıs në Turqi.

Prof. Dr. Gümrükçüoğlu nënvizoi faktin se përdorimi i pecetave të lagura është shtuar, tashmë ato përdoren në restorante, shkollë, shtëpi, vendet e punës dhe madje nënat i përdorin për të pastruar të ndenjurat e fëmijës.

Duke pohuar se pecetat e lagura përdoren për të pastruar dhe ruajtur higjienën dhe se në to gjenden lëndë kimike Gümrükçüoğlu u shpreh theksoi ''nëse i shtrydhni pak pecetat e lagura do të lëshojnë lëng. Ky lëng është lëndë kimike. Nëse pecetat e lagura përdoren shumë këta lëndë kimike mblidhen në dorë ose në lëkurë. Kur prekim ushqimin me këta duar apo kur prekim gojën lëndët kimike kalojnë direkt në trup.

Depozitimi për një kohë të gjatë i lëndëve kimike në trup sjell pasoja negative. Nuk duhet harruar se pecetat e lagura përmbajnë lëndë kimike dhe nëse është e mundur duart duhet të shpërlahen me ujë pasi të përdoret peceta. Mënyra më e mire e pastrimit është larja e duarve me sapun dhe shpëlarja e tyre me ujë të bollshëm. Por përdorimi i pecetave të lagura plotëson një nevojë të rëndësishme në rastet e mungesës së ujit dhe sapunit.''

Përdorimi i pecetave të lagura në pastrimin e të ndenjurave të fëmijëve

Duke theksuar përhapjen e përdorimit të pecetave të lagura në pastrimin e të ndenjurave të fëmijës, Prof. Dr. Gümrükçüoğlu pohoi se pecetat e lagura janë të dëmshme për shëndetin në rastet kur fëmija ka skuqje dhe ashpërsim të lëkurës.

Gümrükçüoğlu gjithashtu deklaroi se në rastet kur fëmija ka skuqje apo ndonjë plagë në një vend të caktuar, kimikatet e pecetave të lagura depërtojnë më lehtë në lëkurë. ''Pecetat e lagura nuk duhet të përdoren nëse tek fëmija shfaqen skuqje, acarime të lëkurës ose kur ka ndonjë plagë. Ato plagë dhe skuqje krijojnë plasaritje dhe nëse ju përdorni pecetat e lagura të pasura me lëndë kimike mbi këta plagë do të shkaktoni djegie dhe acarim të lëkurës. Duke u përthithur nga trupi , lëndët kimike mund të kalojnë në enët e gjakut. Këta nuk janë vdekje prurëse por shtojnë acarimin e lëkurës. Nënat duhet të tregohen shumë të kujdesshme.”, theksoi Gümrükçüoğlu.

Duke deklaruar se për shkak të kërkesës së lartë dhe fushës së gjerë të përdorimit është rritur prodhimi i pecetave të lagura të “dorës së dytë”, Gümrükçüoğlu nënvizoi dhe një here faktin se prodhimet e pakontrolluara përbëjnë një rrezik për shëndetin e njeriut dhe se kur blihen pecetat duhet të kontrollohet nëse është produkt i aprovuar nga ministria e shëndetësisë./Start/

/komuniteti