Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rritet rreziku për kancer te fëmijët me fekondim artificial

Për herë të parë, një studim i gjërë sugjeron se një shkallë e lartë e rrezikut për kancer është vërejtur te foshnjat me fekondim artificial, por hulumtuesit thonë se kjo nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si ishin konceptuar foshnjat.

Me siguri se ka të bëjë me gjenet e prindërve që ishin drejtuar fekondimit artificial, për shkak të infertilitetit. Kështu mendojnë ekspertët suedezë dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu, këto foshnje të lindura shumica parakohe, menjëherë pas lindjes kanë probleme me frymëmarrjen, që ishte vënë re gjatë hulumtimit rreth rrezikut për kancerin.

Por përkundër faktit se kanceri te këta fëmijë është i rrallë, ata përsëri janë të alarmuar rreth rrezikut. “Më mirë është të sigurohemi”, thotë Dr. Bengt Kejllen, autor dhe udhëheqës i këtyre studimeve nga Univerziteti i Landit.

Studimi kishte konceptuar fëmijët me IVF në të cilën qeliza vezë është fekonduar me spermën në laborator e më pas ishte transplantuar në mitër. Hulumtimi rreth rreziqeve për shëndetin, përfshirë edhe kancerin dhe defektet gjatë lindjes në IVF kishin dalë me rezultate të përziera.

Dr. Tomas Falkone, shef i gjinekologëve dhe obstetërve nga Klinika e Klivlendit, kishte theksuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 57.000 foshnja kanë lindur me ndihmën IVF çdo vit, apo mesatarisht 1% e të gjitha lindjeve.

Rezultatet e këtij studimi ishin publikuar online në ‘Pediatrics’. Ata kishin analizuar më shumë se 2.4 milionë lindje në Suedi, në periudhën kohore 1982 – 2005, përfshirë këtu edhe 27.000 foshnja IVF. Leukemia dhe kanceri I trurit ishin në mesin e sëmundjeve më të shpeshta.

/komuniteti