Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa është i shëndetshëm peshku për foshnjat në barkun e nënës

Ndersa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, per efektin e ngrenies se peshkut nga grate shtatzena flitet shume pak. Aq me pak te qarte jane faktet rreth ketij fenomeni.

A eshte e rezikshme ngrenia e peshkut per femijet ne bark, a ndikon merkuri qe gjendet ne peshk tek keto qenie te brishta. A duhet te konsumojne mamate shtatzene peshk e shume pyetje te tjera. Shpeshhere studimet kane dhene rezultate konfliktuese rreth kesaj teme.

Dhe mendimet e ekspertet reth kesaj fushe. Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbeshtet konkluzionin e EPA (agjencise per mbrojtjen e mjedisit) se nenat shtatzene duhet te bejne kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund te demtoje femijen ne bark. Peshku dhe prodhimet e detit permbajne nje sere vlerash ushqimore dhe proteina, jane te pasura ne saturated fats, dhe permbajne omega-3 fatty acids.

Nje diete e balancuar me peshk mundeson nje rritje te shendetshme e normale te femijes, dhe gjithashtu nje zemer te shendetshme. Nenat dhe femijet ne moshe te vogel duhet te perfshijne ne diete peshk per shkak te vlerave ushqimore te shumta.” Deklaruan te dyja agjencite se bashku.

Por meqenese shume specie peshku kane nivele te larta merkuri, mund te jene te demshme per femijet e palindur apo ata te nje moshe te njome. Merkuri mund te demtoje zhvillimin e trurit.

“Duhet te behet kujdes per modifikimin e dietes ne qofte se: planifikoni te mbeteni shtatzene, jeni shtatzene apo jeni duke mbajtur ne gji nje femije te vogel. ”Keshillat e EPA dhe FDA per grate shtatzena, qe planifikojne te mbeten shtatzene apo qe kane femije te vegjel: Mos hani: Me shume se nje racion peshk ne jave.

Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shume me te larte merkuri se peshqit e tjere dhe nuk rekomandohen. Peshqit lokale: te kapur ne lumenj dhe liqene mund te kene nivele shume here me te lart merkuri dhe nuk rekomandohen.

Merkuri gjendet ne menyre natyrale ne uje por djegia e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon nje rritje te sasise ne ushqimin qe konsumojme.

Merkuri grumbullohet ne gjak dhe megjithese trupi e nxjerr jashte kete lende, merr rreth nje vit per tu pastruar nga nivelet e larta, keshtu qe per nenat e reja qe planifikojne nje femije duhet te kene kujdes me dieten shume kohe me pare se te jene shtatzena.

/komuniteti