Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa janë të efektshëm kontraceptivët emergjentë 72-orësh dhe cili është rreziku i tyre?

06.10.2017 - Abortet dhe shtatzënitë e paplanifikuara vazhdojnë të jenë probleme tejet të mëdha të çiftet, veçanërisht te ato të reja.

Përderisa shumë çifte kryejnë marrëdhënie seksuale pa mbrojtje dhe pa përdorimin e kontraceptive, shpeshherë ndodh që gruaja t’i nënshtrohet ndërhyrjes për abort vetëm shkaku i mos-planifikimit të shtatzënisë.

Një ndërhyrje e tillë mund të sjell probleme të mëdha për pacientin, përveç shkatërrimit psikologjik.

Andaj, Dr Drita Kabashi, u këshillon të gjithë çifteve që të përdorin kontraceptivë në mënyrë që t’iu shmangen rreziqeve të shumta që vijnë nga marrëdhëniet e pamenduara.

“Duhet menduar që mos të vjen deri te një shtatzëni e padëshiruar. Ditët e sotme ka aq shumë mjete kontraceptive të cilat mund të merren në treg, me një konsultim të thjesht me mjekun”, shprehet Dr Drita në emisionin Familja Ime.

Ajo sqaron se kontraceptivët janë përdorur qysh nga kohët e lashta vetëm për t’iu ikur shtatzënive të padëshiruara.

“Metodat janë shumë të ndryshme dhe historia tregon se edhe në historitë e lashtë janë përdorë bimë të ndryshme për të parandaluar shtatzëni. Pika e kulminacionit kanë qenë kur janë zbuluar pilulat kontraceptive ku ua mundëson gratë të planifikojnë shtatzënitë e tyre”, thotë Dr Drita.

Ajo ka përmendur edhe kontraceptivët emergjentë të cilat mund të përdorën deri në 72 orë pas marrëdhënies seksuale dhe të cilët parandalojnë fekondimin e qelizave vezë me spermatozoid.

Sipas Dr Drita, ndikimi i tyre është tejet i fortë. Ajo sqaron se kontraceptivët mund të jenë një nga shkaktarët në kancerin e gjirit, por njëkohësisht janë një nga shkaktarët për parandalimin e shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës.

Burimi: Gazeta Shneta

/komuniteti