Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shërbime shëndetësore të barabarta dhe cilësore ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale

Në kuadër të Deklaratës së Bukureshtit, e nënshkruar vetëm pak ditë më parë, edhe Shqipëria, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, angazhohet për shërbime shëndetësore të barabarta dhe të sigurta për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi intelektuale të kufizuara.

Gjatë një konference për mediat, drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, bëri me dije se MSH nënshkroi në 26 nëntor Deklaratën e Bukureshtit për “Shendetin e Fëmijëve dhe të Rinjve me Aftësi Intelektuale të Kufizuara”, por edhe familjet e tyre. Deklarata ka në thelb të saj marrjen e masave per t’i ofruar këtij grupi popullate shërbime shëndetësore cilësore të barabarta dhe të sigurta me popullsinë tjetër, duke i konsideruar ata po aq të rëndësishem dhe të vlefshem për shoqërinë.

Vendim shumë i rëndësishëm i deklaratës, sipas Piperos, është deinstitucionalizimi i trajtimit shëndetësor dhe edukimit të tyre. "Tashmë, ky shërbim do të ofrohet në familje dhe përmes familjes duke investuar me politika gjithëpërfshirëse në disa drejtime si, diagnostikimin e hershëm dhe parandalim, trajtim të hershëm dhe edukim pran familjes, duke mundësuar që këta fëmijë të rriten me ngrohtësinë e gjirit familjar dhe të edukohen pran tyre, si edhe shërbim shëndetësor sikurse të gjithë qytetarët e tjerë", theksoi Pipero.

Nënshkrimi i kësaj deklarate ështe një tjetër përgjegjësi që MSH ndan me vende të Komunitetit Europian. Kjo deklaratë u nënshkrua në vijimësi të disa deklaratave dhe kartave si, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Personat me Aftësi të Kufizuar, Konventa e OKB për të Drejtat e Fëmijeve, Karta Europiane për fëmijët e hospitalizuar, etj.

Shqipëria ka bërë progres në drejtim të forcimit të masave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sikurse është ngritja e linjës kombëtare të ndihmës, por edhe rritja e cilësisë ndaj trajtimit të femijeve të braktisur e jetimë.

Pipero theksoi se MH po rishikon Planit Kombëtar të Shëndetit Mendor, duke synuar shërbim shëndetësor mendor bashkëkohor të integruar jo vetëm spitalor, por dhe komunitar.

/komuniteti