Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shërimi i fëmijëve me çajëra

Zbusin simptomet tek çrregullimet e lehta të gjumit, problemeve me bark, ndërsa preferohen edhe tek terapitë e sëmundjeve kronike…

Pasi kanë përdorim të gjërë, cajërat për të vegjëlit nuk duhen blerë tek shitësit e barishteve të lira, rekomandojnë pediatërat. Çajërat duhen blerë tek prodhuesit e vërtetuar, dhe të cilët në vete përmbajnë ndonjë deklaratë, në të cilën shkruan se janë të verifikuara nga ekspertë. Në etiketë, poashtu, duhet shkruar përbërja e çajit, koha e mbledhjes, vlefshmëria dhe udhëzimi, se a i lejohet fëmijëve për ta konsumuar. Nëse çaji nuk është i verifikuar, nuk dihet as ku është tharë, e as në çfarë kushtesh.

Prindërit duhet të dijnë edhe diçka. Terapia me çajëra kërkon durim dhe këmbëngulje, sepse ato nuk ndikojnë shpejt sikurse ilaçet. Çajërat janë shumë ndihmesë në zbutjen e simptomeve tek çrregullimet e gjumit, tretjes së vështirësuar, kapsllëkut por edhe diarresë. Preferohen edhe tek terapitë e sëmundjeve kronike – sëmundjet pezmatuese të zorrëve, parandalojnë alergjitë, përforcojnë imunitetin…

Për fëmijët e moshës parashkollore, preferohen çajërat pa ëmbëlsues apo të ëmbëlsuara me mjaltë. Mund të jenë nga rrënjët apo vet pemët, siç janë mollat e egra, boronicat, ftojtë, manaferat. Por edhe nga lulet e hibiskusit, kamomilit, nanës, etj.

Këshillë: Tek fëmijët e vegjël, për uljen e temperaturës përdoret çaji nga orizi i mesëm dhe nga molla e gjelbër e lëngshme. Çaji pregatitet në këtë mënyrë: dy lugë supe orizi pastrohen, skuqen, dhe uji i avullohet. Orizi skuqet që ti hiqet korja, dhe nga kontakti me ujin, i dalin të gjitha komponentet e dobishme. Pastaj, në oriz të tharë, shtohet gjysmë litri ujë dhe zihet në zjarr të dobët, derisa uji të avullohet gjer në gjysëm. Ju duhet të merrni të katërtën e lëngut, i cili është ftohur dhe i shtoni lëng të freskët molle.

/komuniteti