Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shpeshtohen rastet e lindjeve cezariane

Lindjet cezariane jane shtuar ne boten e zhvilluar gjate tre dekadave te fundit, por nje hulumtim i ri zbulon qe kjo nuk eshte se grate e kerkojne ate.

Ne mesin e 20.000 grave neper bote, vetem 16 % te tyre kane pohuar qe do te deshironin te lindnin me ane te operimit cezarian, te dhena qe burojne nga Instituti per efikasitet klinik dhe politike shendetesore ne Buenos Aires. Te dhenat jane te bazuara ne rezultatet e 38 studimeve, te cilat bazohen ne grate ne SHBA, Europe, Azi, Afrike dhe Australi.

Shpeshtimi i lindjeve cezariane, sidomos ne vendet me standard te mesem apo te larte, shpesh eshte i shenuar si deshire e nenes per te lindur ne ate menyre.

Ne SHBA, lindjet cezariane nga lindjet e pergjithshme ne1965 perfshijne vetem 4.5 %, ndersa ne 2007, 32.9 %. Megjithate, nje perqindje e dukshme te amerikaneve deshirojne nje lindje te tille – gjithsej rreth 17 %, ka vertetuar Dr. Agustin Makoni dhe ekipi i tij te cilet moren pjese ne hulumtim.

Ne Ameriken Jugore, perqindja e grave qe deshirojne lindje cezariane eshte shume me e madhe dhe arrin pothuajse çerekun.

Hulumtuesit kane verejtur qe interesante eshte qe ne vendet me nivel te mesem standardi, rreth 22 % e grave u japin perparesi lindjes cezariane, ndersa ne vendet e pasura vetem 12 %.

Ne mesin e grave qe kane lindur me operim cezarian, 29 % kane deshiruar qe te lindin ne ate menyre edhe ne lindjen e ardhshme, perderisa ne mesin e atyre qe nuk kane lindur me pare me operim cezarian, vetem 10 % kane deshiruar lindje cezariane per lindjen e ardhshme.

Poashtu, lindje cezariane ne mase te madhe, kane deshiruar grate te cilat kane me shume femije, se sa ato te cilat nuk kane patur femije (17.5 kundrejt 10 %).

Shembull jane nenat nuk jane “fajtore” per shpeshtimin e lindjeve cezariane ne vendet jugoamerikane, ne te cilat 29 % te femijeve sot lindin ne ate menyre, ndersa grate me se shpeshti nuk lejohen qe te vendosin per menyren se si do te lindin.

/komuniteti