Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shprehi të mira për gjumë të mirë

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit.

Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me fëmijën se cilën rutinë doni të aplikoni dhe përmbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që ta vizitoni pediatrin.

Çrregullimet e gjumit janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët dhe nuk është aspak e mirë për ta. Përveç që i pengojnë zhvillimin mental dhe fizik, fëmija ditën e nesërme do të jetë i lodhur dhe i acaruar.

Është e nevojshme që ta kuptoni se si funksionon cikli i fjetjes, cilët janë crregullimet më të shpeshta dhe si ti krijoni fëmijës shprehi të mira gjatë kohës së gjumit sepse vetëm në këtë mënyrë do ti ndihmoni fëmijës tuaj, si dhe natyrisht me vizitën tek mjeku./për më shumë/...

/komuniteti