Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shpuarja e veshëve të foshnjeve për vathë

Dëshirojmë që vajza jonë të bartë vathë, por nuk e dimë nëse kjo është e sigurtë?

Disa prindër i shpojnë foshnjave të posalindura veshët, ku nuk egziston asnjë frikë nga ana mjekësore. Megjithatë, vetë procedura bartë rrezik të caktuar.

Për “operimin” e shpuarjes së veshëve iu nevojiten pajisjet speciale, si dhe personi i trajnuar i cili di të punojë me fëmijë të vegjël dhe foshnja.

Për shembull, pushka për shpimin e veshëve nuk mund të sterilizohet, që dmth. ka mundësi infektimi me hepatit apo me ndonjë virus tjetër. Nëse dëshironi ti shponi veshët e foshnjes, mënyra më e sigurtë është që ta lusni pediatrin tuaj ta bëjë këtë me gjilpërë.

 

Ja çfarë duhet të dini para se ti shponi veshët fëmijës tuaj:

Shpimi i veshëve zakonisht bëhet pa anestezion, sepse shpimi vetvetiu dhemb më pak se sa injeksioni (me anestezion). Nëse dëshironi, mund ti jepni foshnjes sasi të vogël acetaminofeni apo ibuprofeni para procedurës.

Mos harroni që fëmija do ti prek tërë kohën veshët dhe plagën, ku mund të shkaktojnë infeksion shumë lehtë. Që të parandaloni këtë, zonën përreth plagës pastroni me alkohol apo me hidrogjen disa herë në ditë (apo aq sa do të ju udhëzojë mjeku).

Kushtoni vëmendje skuqjes së tepërt apo në çfarëdo ndryshimi rreth plagës i cili mund të shkaktojë infeksion.

Poashtu është e mundur që fëmija të ketë alergji në metal pasi i vendosni vathët në vesh. Nëse paraqitet ënjtja përreth plagës, vathët duhet t`ia hiqni.

Që ti shmangeni kësaj, sigurohuni që pjesët e vathëve të cilat kanë kontakt me lëkurën të jenë nga çeliku inoks apo ari 14 karatësh. Nëse ënjtja nuk largohet, atëherë fëmija nuk është në gjendje të bartë vathë.

/komuniteti