Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shqipëria dhe vdekshmëria amtare, foshnjore dhe vaksinat

11.04.2012 - Vdekshmëria foshnjore, ajo amtare, mbulesa vaksinale dhe shëndeti i nënës dhe fëmijës, si indikatorë kryesore të shërbimit shëndetësor në Shqipëri, ishin fokusi i konferencës për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë, ministrit z. Petrit Vasili.

Të dhënat grafike dhe statistikore të këtyre indikatorëve iu referoheshin raporteve të burimeve ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF dhe UNFPA.

Sipas ministrit Vasili për të parën herë një nga indikatorët penalizues të shëndetësisë shqiptare ndër vite, si vdekshmëria foshnjore, në statistika tashmë referohet me numra një shifrorë. Nga 35.4 vdekje për 1000 lindje të gjalla në vitin 1993 në 14. 7 në 2004, kjo shifër në vitin 2011 sipas statistikave shënon 8.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla duke e rradhitur vendin tonë në listën e vendeve të zhvilluara si Austri, Danimarke, Belgjike, Norvegji, Angli dhe SHBA. Shqipëria bën pjesë ndër vendet më të zhvilluar në botë dhe kjo vjen nga raportet e organizmave ndërkombëtarë prestigjozë si UNICEF, BB, OBSH dhe UNFPA .

Po aq gjatë z. Vasili është ndalur dhe një tjetër tregues domethënës si Kujdesi ndaj Nënës dhe Fëmijës. Sipas ministrit Vasili në tërrësi Shqipëria është cilësuar si një nga vendet më të përshtatëshme për të qënë femër, për shkak se kujdesi shëndetësor ndaj gruas i vlerësuar në tërrësinë e vet, nga burime ndërkombëtare radhitet në të njëjtin nivel me vendet më të zhvilluara të botës. Sa i takon kujdesit shëndetësor ndaj gruas vendi ynë rendit ndër tri vendet e para në botë.

Prestigjozja the Guardian duke iu referuar revistës mjeksore The Lancet, e referon Shqipërinë në 22 vendet e para në botë sa i takon kujdesit ndaj gruas dhe vdekshmërisë amtare ( të dhënat i referohen 2008) duke lënë pas vende te tilla si Britania e Madhe, në një renditje prej 181 vendesh. Në 2009 në një rast unik në botë janë rregjistruar 0 vdekje. Ndërkohë sipas të dhënave të fundit të 2011 statistika të Ministrisë së Shëndetësisë, vdekshmëria amtare rezulton në 5.8 vdekje në 100 mijë lindje.

Një tregues tjetër i madh është dhe mbulesa vaksinale. Javën që shkoi Organizata Botërore e Shëndetësisë mes ambasadores speciale pricesësh Mathildë të Belgjikës ka konfirmuar dhe një herë rezultatet e shkëlqyera dhe punën e madhe bërë në këtë aspekt. “Tashmë ne kemi një mbulesë vaksinale në masën 98 për qind të popullatës, një skemë të konsoliduar që aplikohet nga një armatë e tërë profesionistësh. Kjo skemë vaksinimi vjen duke u pasuruar nga viti në vit me vaksina të reja, duke bërë kalendarin shqiptar të vaksinimit të njëjtë me ato të vendeve më të zhviluara”, thekësoi z. Vasili, duke vazhduar se sfida jonë e rradhës është mbajtja e një sistemi shëndetësor sa më stabël duke vërtetuar e asgjë nuk është e pamundur kur nuk mungon vullneti për të punuar dhe ndryshuar./moh.gov.al/

/komuniteti