Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatëzania e hershme

Të gjitha ato gra që duan të mbeten shtatëzëna, duhet t’i kushtojnë një vëmendje të jashtëzakonshme të ushqyerit adekuat, shëndetit në përgjithësi, si dhe aktivitetit fizik.

Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë edhe biseda me mjekun, i cili ua jep të gjitha këshillat dhe udhëzimet e nevojshme. Pasi që të keni mbetur shtatëzënë, kujdesi duhet të rritet edhe më shumë.

Duhet që të përpiqeni që menyja juaj të jetë sa më e pasur me acid folik, të cilin e merrni me ushqime në formë të flluskave (kornfleks) të drithërave, me fasule dhe bizele.

Acidi folik ndihmon në mbrojtjen e fëmijës që keni në bark nga komplikimet e mundshme të trurit dhe boshtit të kurrizit. Gjinekologu me gjasë do t’ju përshkruajë edhe tableta te acidit folik.

 

A duhet të hani peshk?

Shumë shtatëzëna janë në dilemë, të hanë apo të mos hanë peshk gjatë shtatëzanisë.

Dihet se disa peshq përmbajnë sasi të konsiderueshme të merkurit, e cila mund ta dëmtojë sistemin nervor të fëmijës, duke shkaktuar më vonë probleme me mësim.

Por, nuk duhet lënë pas sysh as të dhënën që peshqit janë burim i pasur i thartirave yndyrore omega-3, të cilat janë mjaft të dobishme për beben dhe për ju.

Prandaj, nëse ende nuk dini a të hani peshk apo jo, ju këshillojmë që të hani, por duke evituar peshqit që kanë sasi të madhe të merkurit, sikur që janë salmoni, tuna e konservuar etj.

/komuniteti