Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatëzënia dhe rrezatimi

Shtatëzënia dhe rrezatimi

Gjatë kohës së shtatëzënisë edhe një dozë e vogël rrezatimi që merret nëpërmjet radiografisë së dhëmbëve ndikon për lindjen e foshnjave nën peshën normale.

Studimet e ndryshme që janë kryer këshillojnë gratë që t'i shmangen radiografive të dhëmbëve gjatë periudhës së shtatëzënisë. Radiografia diagnostikuese e dhëmbëve është po aq e zakonshme, sa edhe pastrimi i dhëmbëve. Por ky rrezatim mund të jetë i dëmshëm për fetusin e një gruaje shtatëzënë.

Zbulohet se një lidhje midis rrezatimit të marrë gjatë radiografisë së dhëmbëve dhe lindjes së foshnjave nën peshën normale. "Lloji i rrezatimit për të cilin flasim është i një shkalle shumë të ulët". Rrezatimi gjatë analizave mjekësore ka kohë që është cilësuar si ndikues në lindjet e fëmijëve nën peshë, por përse ndodh një gjë e tillë, kjo ende vazhdon të mbetet e paqartë.

Disa ia hedhin fajin organeve riprodhuese e të tjerët fajësojnë gjëndrat tiroide. Studimet e ndryshme janë prova më e mirë për të dyja këto teori, pasi rrezet X që përdoren për diagnostikimin e dhëmbëve drejtohen pranë vendit të gjëndrave tiroide dhe jo drejt organeve riprodhuese.

Sipas udhëzimeve të deri tanishme, gratë shtatëzëne mund t'u nënshtroheshin diagnostikimit me doza shumë të vogla rrezatimi në kokë dhe në qafë, pasi mendohej se rrezatimi në këto pjesë të trupit nuk ka efekte negative tek këto gra, dhe se vetëm rrezatimi i drejtpërdrejtë në uterus ose fetus ndikonte negativisht.

Në një studim të kryer nga një ekip mjekësh të universitetit Uashington. Mjekët morën në shqyrtim të dhënat mjekësore të mbi një mijë grave nga viti 1993 deri në vitin 2000, dhe arritën në përfundimin se marrja e rezeve X gjatë periudhës së shtatzënësisë shoqërohet me lindje të foshnjës nën peshën normale. Dy të tretat e grave të përfshira në studim kishin marrë rrezatim gjatë tre muajve të parë të shtatëzënisë, çka lë të kuptohet se ato ende nuk e dinin se kishin mbetur shtatëzëne.

Një metodë e përdorur prej vitesh në Evropë që përcakton periudhën e përshtatshme fiziologjike për të lindur fëmijë, tani është aplikuar edhe në Shtetet e Bashkuara ,gjithashtu është duke u përdorur edhe nga agjencia e ushqimeve dhe ilaçeve.

Fëmija është ëndrra e shumë çifteve, por kur vjen koha për të patur fëmijë, një në çdo 5 çifte ndeshen në vështirësi. "Ata e fillojnë jetën e tyre së bashku duke u përpjekur të evitojnë shtatëzëninë", dhe kur vendosin të bëjnë fëmijë, mendojnë se kjo nuk është problem."

Parashikimi i shtatëzënisë mund të ndihmojë veçanërisht për çiftet nën 35 vjeç, moshë që konsiderohet si periudha më e mirë për të lindur fëmijë.

"Ndërsa afrohet periudha e fekondimit të vezëve, vihet re një shtim i estrogjenit, gjë që krijon një ndryshim në sekrecionin e pështymës". Kjo është një analizë alternativë që po përhapet shumë mes grave. Nëpërmjet analizës së pështymës me mikroskop, mjekët tani mund të përcaktojnë në se gruaja është gati për të patur fëmijë. Përdorimi i kësaj metodë u miratua kohët e fundit nga Agjencia e Ushqimeve dhe Ilaçeve.

Nga: Armando Jaupi

/komuniteti