Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ndikon shtatzënia mbi gruan dhe foshnjën

Shtatzënia është një gjendje fiziologjikë, e natyrshme e cila nuk dëmton organizmin e nënës nëse tregohet kujdesi i duhur. Gjatë shtatzënisë foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marrë lëndën ushqyese nga gjaku i nënës.

Kur nëna është e shëndetshme, merr ushqim të mjaftueshëm dhe bën jetë të rregullt, foshnja zhvillohet mirë dhe lind i shëndetshëm. Në rast se nëna sëmurët ose nuk bën jetë të përshtatshme për gjendjen e saj, foshnja dëmtohet dhe mund të lindë e dobët ose e sëmurë. Gjithashtu ka mundësi që shtatzënia të përfundojë në dështim ose lindje të parakohshme.

Puna gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë gruaja mund dhe duhet të vazhdojë të punojë sipas kushteve të caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe lëvizjet e përshtatshme jo vetëm që nuk janë të dëmshme, por vlejnë për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Në raste të rralla, kur mjeku e sheh të nevojshme gruaja shtatzënë duhet t'i nënshtrohet regjimit. Puna e gruas shtatzënë konsiderohet puna pa sforco e ngarkesë, pa qëndrime të zgjatura në këmbë. Me lëvizje ne kuptojmë ecjen e përditësomë, si dhe disa ushtrime të kufizuara për muskulaturën e barkut. Puna e rëndë fizikë e dëmton gruan shtatzënë. Është i papërshtatshëm qëndrimi i saj kërrusur, mbartja e peshave të mëdha, tërheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshë të madhe.

Mënjanimi i shqetësimeve

Gruaja shtatzënë duhet të gjejë qetësi brenda familjes dhe shoqërisë. Ajo duhet ta presë fëmijën më gëzim dhe pa frikë. Këtë gëzim duhet ta ndjejë jo vetëm çifti, por edhe rrethi familjar. Ajo duhet të njoftojë pa ndrojtje gjendjen e saj që nga shenjat e para të shtatzënisë.

Ushqyerja e gruas shtatzënë

Në këtë periudhë duhet bërë kujdes për ushqyerjen. Sasia dhe kaloritë e ushqimit duhet të jenë të mjaftueshme. Cilësia e ushqimit ka shumë rëndësi. Ushqimi i pamjaftueshëm dhe jocilësor e dëmtojnë atë dhe nuk lejojnë zhvillimin e plotë të fëmijës. Foshnja tërheq lëndë me vlerë nga trupi i nënës duke i sjellë dëme asaj. Në shtatzëni gruaja duhet të marrë ushqime me përbërje të ndryshme, jo ushqim të njëanshëm. Ajo ka nevojë për proteina dhe këto lëndë i merr nëpërmjet mishit, qumështit, peshkut, vezës, djathit, bizeleve, fasuleve, thjerrëzave, etj. Yndyrat i siguron nga gjalpi, vajra, dhjamra dhe vezë. Sheqernat nga buka, makaronat, orizi, patatet, perimet dhe frutat. Kripërat mineralë dhe vitaminat nga perimet dhe frutat dukë i konsumuar në mënyrë të rregullt e të përditshme. Kripa e gjellës duhet përdorur me kriter. Pijet alkoolikë janë të dëmshme edhe duhani gjithashtu. Ajo nuk duhet të pijë duhan as gjatë periudhës së qumështit, kur ka foshnjën në gji.

Gatimet kryesore për fëmijët e vegjël

Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatimet kryqësorë më të nevojshme për fëmijët. Këto gatime në radhë të parë vlejnë për fëmijët e vegjël. Këto gatime kanë veçoritë e tyre. Këto shpesh nuk njihen mirë dhe nuk përpunohen me kujdesin dhe përpikërinë e duhur. Gatimet për fëmijët e vegjël kanë nevojë për ruajtje të kushteve të higjienës, pastërtisë dhe sterilitetit.

Gatesat për fëmijët më të mëdhenj përgatitën më lehtë, sepse ato janë pothuajse si gatesat për të rritur.

Përgatitja e ushqimit të fëmijës

Është e rëndësishme që ushqimet e fëmijëve të përgatiten me kujdesin dhe cilësinë e duhur. Muhalebia përgatitet duke i shtuar paluzes qumësht e sheqer. Marrim një pjesë paluze, së cilës i është shtuar sheqeri dhe e përziejmë me dy-tre pjesë qumësht lope të paholluar. I vendosim në zjarr për 5 minuta. Muhalebinë e bëjmë më të hollë ose më të trashë sipas moshës së fëmijës. Muhalebia përgatitet edhe në një mënyrë tjetër. Marrim sasinë e nevojshme të miellit dhe e përziejmë me ujë sa të bëhet llapa, më pas shtojmë qumështin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr për 20 minuta. Sipas sasisë së miellit, muhalebia del më e hollë ose më e trashë.

Përgatitja e qumështit pluhur

Qumështi pluhur në rast nevojë, zëvendëson mirë qumështin e lopës. Qumështi pluhur gjendet në dy lloje; me yndyrë të plotë, sa përmban edhe qumështi i paskremuar i lopës ose me pak yndyrë (i skremuar). Për fëmijët e shëndoshë që nuk vuajnë nga heqja e barkut, përdorim qumështin pluhur me yndyrë. Qumështin pluhur pa yndyrë e përdorim vetëm për një kohë të shkurtër, në rast se fëmija ka heqje barku. Qumështi përgatitet duke marrë një pjesë pluhur qumështi dhe duke e përzier me 8-10 pjesë ujë të vakët që ka valuar më parë. Qumështi pluhur shtohet pak nga pak duke e përzier vazhdimisht deri në tretjen e plotë të tij. Kur të jetë shkrirë plotësisht vihet në zjarr dhe lihet aty derisa të fillojë të nxjerrë avujt e parë. Me këtë qumësht bëjmë të gjitha përgatitjet si me qumështin e lopës. Qumështi pluhur gjendet në konfeksione të mbyllura. Pasi hapet kutia nuk duhet të qëndrojë gjatë pa u konsumuar.

Përgatitja e qumështit të kondensuar

Qumështi i shteruar ose i kondensuar gjendet në kuti të mbyllura. Ai ka përmbajtje sheqeri. Për ta përgatitur për fëmijë marrim një pjesë qumësht të kondensuar dhe e përziejmë mirë me 3-4 pjesë ujë të vakët, që ka valuar më përpara. Më pas e vendosim në zjarr ku e lëmë deri sa të nxjerrë avujt e parë. Kutia e qumështit të kondensuar, pasi hapet, ruhet në një vend të freskët deri në 24 orë, ose në frigorifer deri në 48 orë.

/komuniteti