Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të parandalojmë obezitetin tek fëmijët

Një nga shqetësimet më të mëdha të shekullit tonë është dhe obeziteti tek fëmijët. Fëmijët tanë po ndikohen negativisht nga ndryshimi i kushteve të jetesës dhe mënyrës së ushqyerjes.

Por çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar nga ky problem?

Sipas Organizatës Pediatrike Amerikane, 17 % e fëmijëve të grupmoshave 2-19 vjeç janë mbi peshë. Specialistët të cilët theksojnë domosdoshmërinë e vendosjes së mënyrave të shëndetshme të ushqyerjes për të mbrojtur fëmijët nga obezitetit, pohuan se familjet duhet të ndihmojnë dhe mbështesin fëmijët.

 

Specialistët na këshillojnë të tregohemi të kujdesshëm në disa pika:

1. Specialistët të cilët kërkojnë t’u shpjegojmë dhe flasim fëmijëve për rrugët e konsumimit të produkteve të shëndetshme na këshillojnë të bëjmë një plan ushqimi dhe t’i mbajmë afër vetes kur gatuajmë ndonjë gjë.

2. Kthejeni blerjen në diçka zbavitëse . Kërkoni ndihmën e fëmijës për të përgatitur një listë rreth gjërave që do të blini. Kërkoni nga ato të gjejnë gjërat e shkruara në liste kur të shkoni në market apo pazar.

3. Përpiquni të hani bashkë me gjithë familjen. Bisedoni rreth gjërave që keni bërë gjatë ditës ose bëni plane rreth pushimeve të ardhshme. Kufizoni ushqimet. Nëse keni zakon të hani jashtë në restorant mundohuni t’i kufizoni shkuarjet. Sepse produktet që përdoren në restorant kanë më shumë kalori.

4. Përgatisni vetë drekën që mund të hajë fëmija në shkollë. Hamburgeri, patatet e skuqura apo pijet e gazuara që mund të marrë në shkollë kanë shumë kalori dhe yndyrna.

5. Zgjohuni herët , zgjoni fëmijën dhe bashkë me të bëni disa ushtrime. Një nga rrugët më të mira të djegies së kalorive është bërja e ushtrimeve fizike. Ushtrime si kërcimi në litar apo aerobia do t’i pëlqejnë.

6. Bëhuni një shembull i mirë për fëmijën dhe konsumoni ushqime të shëndetshme. Fëmijët imitojnë shumë shpejt çdo gjë. Nëse do të krijoni një mënyrë të shëndetshme jetese edhe fëmijët do të mësohen më shpejt.

 

zamanonline

/komuniteti