Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si thotë foshnja “të dua”

25.04.2011 - Të bërtiturat, të qarat, të imituarit e prindërve, janë vetëm disa nga shenjat, me ndihmën e të cilave, foshnja dëshiron të thotë “të dua”…

Sjellja “e keqe” është në fakt një dëshirë për të risiguruar fëmijën se e doni atë pa kushte dhe pa marrë parasysh sjelljet e saj.

Foshnja thotë të dua, edhe kur nuk ju sheh për një kohë, dhe më pas është e gëzuar.

Duke treguar emocionet që ju jeni kthyer, fëmija tregon se ai do ju. Ai është rritur dhe i imiton njerëzit që i do - nëse ju tërheq çantën në dhomë ose i bën me sy kukullës, kjo do të thotë që ju admiron.

Puthjet

Rreth moshës një vjeç, fillon të puth njerëzit që do. Në fillim, do jenë shprehje të papritura butësie, por trimërojeni atë dhe ajo do të mësojë që të shfaq ndjenjat e saja shumë bukur.

Duart lartë

Buzëqeshjet e shkurta të të posalindurit, nënkuptojnë që instiktivisht lidhet me prindërit, pohojnë hulumtimet. Pas gjashtë muajsh, foshnja do të mësojë të zgjasë duart lartë, duke kërkuar ta mbani në krahë, sepse ajo këtë e adhuron. Me këto lëvizje, ajo tregon se sa ju beson dhe se sa ju do./bebaime/

/komuniteti