Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ti rrisim fëmijët bilingual?

Këshilla nga një nënë e cila insiston që fëmijët e saj të flasin gjuhën e saj amëtare. Teksi është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe.

Një prind, një gjuhë. Ju gjithmonë duhet ti drejtoheni fëmijës tuaj në një gjuhë dhe kurrë mos ta ndryshoni atë. Do të thotë nëse doni që fëmija juaj të mësoj shqip – ju duhet të flisni me te vetëm shqip. Fëmijët janë krijesa të mençura, ata përdorin mënyrën më të thjeshtë dhe të lehtë për të marr atë që e dëshirojnë. Pra, nëse është më e lehtë për ta të flasin gjermanisht, ata nuk do të mundohen të gjejnë fjalët që nuk i kujtohen në gjuhën shqipe. Ata do të përdorin fjalën që ju vjen më shpejt në mendje pra nga gjuha gjermane ndërsa ju filloni ti përshtateni dhe ti përgjigjeni në gjuhën që atyre, ata vetëm e kanë arritur atë që e ka dëshiruar komunikimin dhe nuk do të mundohen më tutje ta flasin gjuhën tuaj. Pra, kur të flisni me fëmijën tuaj, përdoreni vetëm një gjuhë, pra gjuhën tuaj.

Flisni vazhdimisht, përshkruani atë që e bëni, atë që po ndodh rreth jush, komentoni rreth veprimeve të fëmijës dhe emëroni ndjenjat e tyre. Fëmijët mësojnë të flasin duke dëgjuar biseda dhe duke u bërë pjesë e atyre bisedave, pra nëse ska shumë biseda rreth jush atëhere ju duhet ti iniconi ato. Ju mund ta humbni zërin në fund të ditës por vazhdoni të flisni derisa ta qëroni karrotën.

Këndoni! Këndimi ndihmon në memorizimin e strukturës gramatikore të fjalisë dhe fjalorit, pra këndoni derisa i vishni fëmijët, këndoni kur të jeni duke luajtur dhe derisa i lani ata. Nëse këngët e njejta ju bëhen monoton atëherë krijoni disa duke i shoqëruar me melodi të thjeshta.

Përdorni gramatikën në mënyrë kreative. Psh. Në vend të fjalisë: unë luaj, thuani, nëna është duke lozur, ju jeni duke lozur, ne po lozim me top e kështu me rradhë. Ju nuk duhet thjeshtë të flisni, por edhe të përdorni gramatikën korrekt.

Lexoni fëmijës shumë libra në gjuhën tuaj, bëjeni atë çdo ditë. Filloni sa më shpejt, leximin mund ta nisni prej momentit kur fëmija interesohet në objekte dhe mund të qëndroj ulur për tre minuta. Nëse nuk gjeni libra në gjuhën tuaj atëherë merreni çfardo libri për fëmijë në internet, përkthejeni dhe lexojani fëmijës.

Sapo të fillojnë të flasin, ju përgjigjuni kërkesave të tyre dhe pyetjeve vetëm nëse ato i bëjnë në gjuhën tuaj. Kjo është një pikë e vështirë dhe kërkon shumë durim por është e vetmja mënyrë për ti mësuar ata që në komunikimin me mamin duhet ta përdorin vetëm atë gjuhë. Natyrisht që nëse fëmija juaj qan në mes të natës ju s`do të duhet të prisni derisa ai të gjenë fjalën e duhur në shqip.

Vendosni rregulla strikte në lidhje me shikimin e emisioneve për fëmijë. Emisionet duhet të jenë gjithmonë në gjuhën që ka nevojë të përmirësohet. Në youtube mund të gjeni mijëra emisione për fëmijë në krejt gjuhët e botës.

Leni fëmijët tuaj të dëgjojnë biseda të vërteta sikur ato në skype me njerëzit që flasin gjuhën tuaj. Thirrni familjen tuaj apo miqtë në facetime dhe kërkoni nga ta që të flasin me fëmijën tuaj përmes skype-it derisa ju jeni në kuzhinë.

Dhe në fund provoni të gjeni situata sociale ku ju mund ta përfshini fëmijën tuaj dhe ku flitet gjuha juaj: sikur një orë mësim në javë apo vizitojeni ndonjë dyqan ku flitet gjuha juaj. Më e rëndësishmja, insistoni në atë drejtim dhe sigurisht që do të keni rezultat.

 

Burimi: RevistaPorta

/komuniteti