Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si trajtohet dhe parandalohet mungesa e vitaminës D?

11.06.2012 - Mungesa e vitaminës D trajtohet me preparate të vitaminës D. Qëllimi është për të mbajtur nivelin e vitaminës D në gjak mbi 30 ng/mL.

Kompensimi bëhet me preparate artificiale për shkak se është vështirë të merren sasi të mjaftueshme vetëm nëpërmjet ushqimit të rëndomë dhe ekspozimit të zgjatur ndaj diellit.

Preparatet janë në forma të ndryshime, zakonisht si kapsula xhelatinoze ose formë pika vaji. Rastet më të rënda duhet të trajtohen me injeksione të vitaminës D.

Për pasurim të ushqimit me vitaminë D, përdoret Vitamina D2 ose D3. Doza e trajtimit varet nga mosha, niveli i mungesës dhe nga shkaktari. Trajtimi fillon me doza më të mëdha, ndërsa pas 6-8 jave, fillohet me ulje graduale të dozës. Doza mbajtëse jepet sado që të ketë nevojë.

Vitamina D përmirëson eshtrat, përbërjen e trupit dhe cilësinë e jetës./zhurnal/

/komuniteti