Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Stresi, pengesë për shtatzëni

Gratë e shëndosha të cilat tentojnë të mbeten shtatzëna zvogëlojnë shanset për ta arritur këtë në rast se ndodhen nën stres, tregojnë rezultatet e një hulumtimi britanik.

Grupi i shkencëtarëve nga universiteti “Oksford” për herë të parë ka ardhur deri te ndërlidhja e nivelit të lartë të stresit biologjik dhe zvogëlimit të shanseve që gruaja gjatë ditëve të ciklit menstrual të mbetet në gjendje tjetër, shkruajnë të shtunën mediat franceze.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te këto rezultate gjatë një hulumtimi me 300 femra, me ç’rast është zbuluar se femrat me nivel të lartë të adrenalinës kanë shanse për shtazani 12 për qind më pak se sa ato me nivel më të ulët të adrenalinës.

Hulumtuesit kanë konkluduar se praktika e teknikave relaksuese mund të ndihmojë çiftet që të bëhen me fëmijë. Mosha, pesha e madhe, alkooli dhe duhani, gjithashtu janë faktor të cilët mund të ndikojnë në shtatzëni.

 

gazetaexpress.com

/komuniteti