Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Studim: Ja çfarë ndodh në trurin e fëmijës nëse i dhuroni shumë dashuri!

12.12.2016 - Hulumtuesit në Kembrixh besojnë se foshnjat kanë zhvillim më të mirë të trurit kur prindërit e tyre ju dhurojnë më shumë dashuri. Studimi ka treguar gjithashtu se foshnjat fillojnë të flasin më shpejt nëse nënat ju këndojnë vazhdimisht ninulla. Hulumtimi tregon se foshnjat kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të dashur në mënyrë që truri të formohet siç duhet, transmeton shendeti.com.al.

Për të mësuar se si ndodh kjo, hulumtuesit në një laborator fëmijësh në Kembrixh kanë skanuar trurin e foshnjave dhe nënave të tyre, ndërsa të dy bashkëveprojnë në aktivitete të të mësuarit.

Dr. Victoria Leong, e cila udhëhoqi hulumtimet, ka zbuluar se foshnjat e pëlqejnë kur nënat e tyre u flasin me zë qetësues dhe ju këndojnë ninulla të ëmbla.

Hulumtimi i dr. Leong tregon se ninullat janë një mënyrë veçanërisht e mirë për të komunikuar me foshnjat. Edhe pse kjo tingëllon e çuditshme për ne, ninullat ndikojnë shuam në zhvillimin e trurit të tyre.

Dr. Leong thotë se e njëjta është pa dyshim e vërtetë në qoftë se foshnjat dëgjojnë fjalë të ëmbla nga baballarët, gjyshërit apo kujdestarët e tjerë, por eksperimentet e saj deri më tani janë përqendruar në ndërveprimin ndërmjet nënës dhe foshnjës.

Ekipi Dr Leong ka gjetur gjithashtu se foshnjat reagojnë më mirë edhe gjatë kontaktit me sy.

Zhvillimi i trurit të fëmijës mund të preket seriozisht në raste ekstreme të neglizhencës ose mungesës së vëmendjes.

Burimi: shendeti.com.al

/komuniteti