Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Studimet tregojnë se nënat e me orar jo të plotë kanë fëmijë më të shëndetshëm

Nënat të cilat punojnë me afat të shkurtuar të punës ka më shumë gjasa të kënë fëmijë më të shëndetshëm nga ato të cilat punojnë me afat të plotë, apo nga ato të cilat nuk janë duke punuar fare, tha një autor i një studimi Australian.

Fëmijët nënat e të cilëve punonin me afat jo të plotë shikonin rreth 1 orë televizion për çdo javë dhe kishin mënyrë më të shëndetshëm të jetesës, thotë Jan Nicholson nga Melbourne's Murdoch Childrens Research Institute.

“Zbulimi kryesor që e kemi është se fëmijët e nënave të cilat punonin me orar jo të plotë, ishin më të shëndetshëm në peshën e tyre dhe kjo ishte e lidhur me shikimin më të shkurtër të televizionit, të ngrënit më pak, dhe të qenit me aktiv fizikisht“ i tha ai AFP-së.

“Dhe kjo ishte në krahasim me fëmijët nënat e të cilëve ishin të punësuara me orar të plotë dhe ata nënat e të cilëve ishin në shtëpi tërë kohën“.

Hulumtimi, përmbante titullin “A rrisin nënat fëmijë jo të shëndetshëm të cilët rrinë tërë kohën në shtrat?” dhe studionte peshën dhe mënyrën e jetesës e rreth 2500 fëmijëve gjer sa ishin 4 gjer 5 vjeç dhe përsëri kur ishin 6 gjer 7 vjeç.

Artikulli i botuar në “Journal of Social Science and Medicine“, tregoi se rreth 18 deri në 20% të fëmijëve ishin të trashë dhe kishin peshë të tepruar.

Profesor kolegu Nicholson tha se hulumtimi ishte i dizajnuar që të hynte në debat rreth çështjes se a është e lidhur epidemia e mbipeshës tek fëmijët në perendim me rritjen e pjesëmarrjes së nënave në punë. “Dhe çfarë bëjmë më të vërtetë në këtu, është të shohim se a ka lidhje mes gjërave pasi i kemi studiuar të gjitha? Dhe përgjegjja është: Po, ka!“.

Hulumtimi i bërë nga University of New England dhe Australian National University, tha se nënat me orar të plotë të punës mund të kenë më pak kohë për të inkurajuar aktivitetet fizike dhe të luajturit apo të përgatisin ushqim në shtëpi.

Nicholson tha se hulumtimi nuk mundi të shpjegojë se pse nënat-që-rrinë-në-shtëpi kishin më shumë gjasa që të kenë fëmijë me mbipeshë, por tha se nënat të cilat punonin me orar jo të plotë mund të ishin më të afta të balansonin mes punës së tyre dhe kërkesave të familjes.

“Ato i rendisin aktivitetet e tyre, flejnë më pak dhe i kushtojnë më pak kohë përkujdesjes personale dhe pushimit, për të siguruar kujdes të plotë ndaj fëmijëve“ thotë Nicholson.

/komuniteti