Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Trevjeçari me mbi 60 kilogramë

Nëna e dëshpëruar nga qyteti Guangzho në jug të Kinës i ka lutur mjekët që ta ndihmojnë në uljen e peshës të super fëmijës së saj, i cili ka 63 kilogramë.

Trevjeçari Xiao Hao është larguar nga disa çerdhe lokale, pasi që, për shkak të peshës së tij, është i rrezikshëm për fëmijët tjerë, shkruajnë mediet britanike.

Disa mjekë besojnë se Xiao ka çrregullim të hormoneve të rritjes, ndërsa të tjerët thonë se ai është viktimë e sindromit të frikshëm “Mbreti i vogël”, që është i pranishëm te familjet kineze, të cilave iu lejohet të kenë vetëm një fëmijë.

“Ai nuk është vetëm tepër i rëndë, por edhe shumë i gjatë, por mund ta shërojmë nëse problemi i tij është vetëm hormonal. Në asnjë rast nuk duhet të mbetet në këtë gjendje, pasi që zemra e tij nuk do të durojë”, vlerëson mjeku Lu nga spitali i fëmijëve Hong Guagdong.

 

Koha.net

/komuniteti