Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Udhërrëfyes, për rritje të shëndetshme të djemve

Udhërrëfyes, për rritje të shëndetshme të djemve

“Udhërrëfyes për trupin e djemve” titullohet libri më i ri shëndetësor që sapo ka dal në qarkullim.

Bëhet fjalë për një libër shëndetësor për djemtë e moshave mbi 8 vjeç, grupmoshë që përkon me rritjen dhe ndryshimet e para të trupit të djemve. Libri është hartuar nga dy mjekë pediatër anglezë, dhe rekomandohet nga të gjithë mjekët pediatër.

Libri është ideuar në formën e një udhëzuesi për njohjen e trupit, i shkruar me një gjuhë të lehtë për t’u kuptuar dhe përmban këshilla mjaft të rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë. Në fletët e tij, fëmijët mund të gjejnë përgjigje rreth të gjitha atyre pyetjeve që mund të ketë një fëmijë djalë për trupin, rreth ndryshimeve fiziologjike dhe biologjike që ndodhin me të.

Libri është një guidë mjaft e mirë, e cila jep informacion mjaft praktik për çështje që hasen në jetën e përditshme, si aknet, djegiet nga dielli, sëmundjet e këmbëve, ushqyerjen e shëndetshme etj,. Në të, djemtë mund të marrin përgjigje për disa çështje “të sikletshme”, për të cilat mund të kenë vështirësi për të folur me prindërit apo të tjerët si: ndryshimet që shoqërojnë hyrjen dhe zhvillimin e pubertetit, “ëndrrat e lagura” dhe urinimin në shtrat. Ky udhërrëfyes mund t’u vijë në ndihmë dhe prindërve, të cilët nëpërmjet ilustrimeve dhe informacionit të thjeshtë që jep, të mund t’i shpjegojnë fëmijës së tyre çdo gjë për të cilën ai bëhet kureshtar dhe nuk kupton se ndodh me të.

Veç të tjerave, libri është një burim i vlefshëm informacioni dhe rreth mënyrës së ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe gjithçkaje tjetër që duhet për një rritje normale dhe të shëndetshme.

http://www.panorama.com.al

/komuniteti