Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqimi i yndyrshëm dëmton fertilitetin mashkullor

Meshkujt, ushqimi i të cilëve përbëhet nga yndyrërat e ngopura (gjërat ushqimore me prejardhje shtazore: mishi i lopës, mishi i derrit, mishi i qengjit, qumështi dhe djathi) dhe yndyrërat (gjerat ushqimore me prejardhje bimore siç janë: vaji i ullirit, kikirikëve, apo lulediellit) do të duhej të fillonin të ushqeheshin ndryshe nëse dëshirojnë të bëhen baballarë.

Ekspertët nga Harvardi pohojnë që me këtë lloj ushqimi dëmtohet kualiteti i spermës. Nëse ushqehen kështu do të kenë më pak spermatozoide, dhe ato do të jenë më pak të lëvizshme.

Nëse dëshironi të përfundoni me këtë, ndryshoni mënyrën e ushqyerjes. Në menynë tuaj ditore fusni gjëra të shëndetshme, yndyrëra të polingopura siç janë acidet yndyrore omega-3 (salmon, tuna dhe vaji i ullirit) dhe acidet yndyrore omega-6 (me peshk konsumoni edhe drithëra integrale).

“Kemi hulumtuar lidhjen në mes të dy mënyrave të ushqyerjes dhe kualitetit të spermatozoideve. Kjo tregon lidhjen – ushqyerja e keqe, përmes mënyrës stresuese të jetesës shpie në sterilitetin e meshkujve”, ka spjeguar Dr. Xhill Etamen, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.

Në hulumtim, janë anketuar 91 meshkujt, dhe të gjitha janë përgjigjur në pyetësorin në lidhje me shprehitë në të ushqyer. Poashtu u është matur sasia e acideve yndyrore në spermë.

Të anketuarit me sasinë më të madhe të acideve yndyrore kanë patur 41 përqind më pak spermatozoide në raport me meshkujt të cilët kanë konsumuar sasi më të vogla të yndyrërave të ngopura.

/komuniteti