Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqyerja me gji, zgjidhja më e mirë

02.05.2012 - Ushqyerja me gji tashmë është vërtetuar shkencërisht se është një mjet për të mbrojtur, promovuar dhe mbështetur shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Qumështi i nënës ndihmon rritjen dhe zhvillimin më të mirë të trurit të foshnjës, sistemit imunitar, si dhe është një faktor mjaft me rëndësi në parandalimin e sëmundjve të shpeshta të fëmijërisë, vecanërisht të diarreve, infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioneve të veshit dhe rrugëve urinare.

Ushqyerja me gji ka përparësi edhe për nënat.Ajo është vazhdimi fiziologjik i shtatzanisë dhe lindjes së foshnjës. Për këtë arsye, filimi i ushqyerjes vetëm me qumësht gjiri menjëherë pas lindjes, pakëson mundësinë e gjakderdhjes së tepërt pas lindjes, si dhe shfaqjen e anemise.

Kur nëna dhe foshnja praktikojnë ushqyerjen me gji, pakësohet stresi që shfaqet tek nëna lidhur me faktin nëse fëmija i saj është I shëndetshëm dhe po ushqehet mirë. Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri, mundet gjithashtu të forcojë sistemin imunitar të vetë nënës, ndihmon për parandalimin e një shtatzanie të ardhshme si dhe zvogëlon nevojën për insulin tek nënat me diabet.

Tashmë është vërtetuar nga shkenctarët se ushqyerja me gji e mbron shëndetin e nënës për një kohë të gjatë në periudhën e mëvonshme të jetës së saj riprodhuese dhe menopauzë, duke pakësuar mundësinë për kancerin e gjirit dhe të vezoreve si dhe thyerjet e kockave.

/komuniteti