Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vajzat preken 6 herë më shumë nga tymi i cigares!

30.04.2012 - Femijet vajza te ekspozuara qe ne moshe te vogel ndaj tymit te duhanit mund te pesojne demtime 6 here me te medha ne krahasim me femijet djem.

“Deri tani kemi perfunduar me sukses nje studim 10 vjecar rreth ndikimeve te tymit te cigares tek femijet e moshes 0-2 vjec”, u shpreh Porf. Dr. Oguz Kilic, pedagog ne fakultetin e mjekesise ne Unviersitetin “Dokuz Eylul” ne Turqi dhe drejtues i grupit te kontrollit te duhanit.

Femijet e grupmoshave 0-2 vjec te ekspozuar ndaj tymit te duhanit pesojne demtime serioze ne funksionet e mushkerive. Nje tjeter rezultat i cuditshem i studimit eshte se “femijet vajza preken 6 here me shume se djemte”.

“Duhanpirja pasive fillon qe ne barkun e nenes dhe femijet e ekspozuar ndaj tymit te duhanit e fillojne jeten me rezultatin 1-0. Nese nena konsumon cigaren gjate shtatzenise atehere femija nuk ushqehet mire dhe si rrjedhoje lind nen peshe. Edhe nese paraqet nje zhvillim normal ai femije rrezikohet me shume se te tjeret nga semundjet”, u shpreh Prof. Kilic.

Femijet e prekur nga duhanpirja pasive preken nga semundje kronike duke filluar qe nga asmat dhe nese prinderit nuk tregojne kujdesin e duhur ato do t’i shtyjne vete femijet drejt semundjeve kronike.

Cigarja ne shtatzani me e rrezikshme se “bungee jumping”

Konsumimi i cigares gjate shtatzenise shoqerohet dhe me rrezikun e lindjeve anormale dhe lindjes se femijeve me probleme fizike. “U bej thirrje familjeve qe pine cigare prane femijeve te tyre. Ju e ekspozoni qenien me te dashur per ju, driten e syve tuaj perballe 4 mije lendeve kimike. Dhe kjo eshte e pafalshme.

Nuk ekziston asnje justifikim per kete. Dhe ju beheni shkak te lindjes se femijes me nje semundje kronike te cilen do ta mbart gjate gjithe jetes se tij. Tashme shoqeria duhet te ndergjegjesohet per rrezikun e pirjes se duhanit ne prani te femijeve. Mund t’ju duket nje shembull i hiperbolizuar por pa me thoni pak, a mundet nje grua shtatzene te beje “Bungee Jumping” (hedhje nga ura nderkohe qe je e lidhur me litar). Sigurisht qe jo. Edhe pirja e cigares eshte po aq e rrezikshme dhe e papershtatshme. Te dyja jane po aq te rrezikshme madje te jeni te sigurt se cigarja eshte edhe me e rrezikshme”, pohon Prof. Dr. Kilic.

/komuniteti