Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen

Një vaksinë e re kundër poliomielitit ka rritur shpresat se kjo sëmundje mund të çrrënjoset tërësisht. Poliomieliti mund të shkaktojë deformime të rënda dhe paraliza te fëmijët.

Numri i rasteve të poliomielitit në mbarë botën ka rënë 99 për qind në vitet e fundit si rezultat i një fushate vaksinimi global, që filloi në vitet e pesëdhjeta. Por sëmundja ende kërcënon fëmijët në të paktën katër vende në Afrikë dhe Azinë Jugore.

Tani, provat klinike në dy shtete kanë konfirmuar efikasitetin e një vaksinë të re. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se zhdukja e plotë e poliomielitit mund të jetë afër.

Shkencëtarët thonë se në dy vendet ku poliomieliti është endemik, vaksina e re ka qenë 30 për qind më efektive se të vaksinës tradicionale. Të dhënat në Nigeri dhe Indi kanë treguar se foshnjat qe morën vaksinën e re, të prodhuara nga dy kompani farmaceutike, krijuan një imunitet ndaj dy llojeve të virusit të poliomielitit.

Dr. Peter Hotez është president i Institutit Vaksina Sabin në Uashington DC. Ai thotë se vaksina e re ofron imunitet më të fortë. Ideja prapa Vaksinës së re është për ta bërë atë të nxisë një përgjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomielitit quhet nganjëherë vaksina trivalente, sepse përmban 3 lloje të virusit. Vaksina e re ka vetëm dy lloje me përqendrim më të lartë të virusit".

Polio kryesisht prek fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe përhapet me shpejtësi në kushte të këqija higjienike. Sëmundja sulmon sistemin nervor, ndonjëherë duke shkaktuar paralizë të përhershme.

Dr Hotez thotë se zhdukja e poliomielitit ka qenë më e vështirë se sa zhdukja e lisë. Sëmundja e lisë ka simptoma të dukshme, thotë ai. Problemi me poliomielitit është se 99 për qind e të prekurve nuk paraqesin ndonjë shenjë të dukshme dhe në këtë mënyrë sëmundja bëhet shumë më e vështirë për t'u kontrolluar. Kjo do të thotë që vaksinimi duhet të shtrihet në segmente më të gjëra të popullsisë për t'i mbrojtur të gjithë, thotë doktor Hotez

Kundërshtimi i disave ndaj vaksinimeve për arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave të poliomielitit në vitin 2003 në Nigeri shkaktoi një shtim infeksionesh jo vetëm në Nigeri. Virusi u përhap në disa vende fqinje, ku poliomielitit më parë ishte zhdukur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në ditët e ardhshme rreth 70 milion fëmijë në 15 vende në Afrikë do të vaksinohen kundër poliomielitit. Prej tyre, 55 milionë do të marrin vaksinë të re dyvalent.

Në disa vende, virusi është më i fortë. Dr. Peter Hotez thotë se në rastin e Indisë, një nga problemet që pengon suksesin e plotë, është fakti se tek disa njerëz sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksinës gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitët ose diarreja.

Por, sipas OBSH-së, rastet e polios në Indi dhe në Nigeri ranë me më shumë se 90 për qind pas përdorimit të vaksinës së re. Kjo do të thotë se zhdukja e poliomielitit është në horizont. /VoA/

/komuniteti