Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vendosja e kufijve dhe mbajtja e tyre

15.12.2015 - Për të disiplinuar një fëmijë, ju nuk duhet që vetëm të vendosni kufij por edhe t`i mbani ata.

Po çfarë mund të themi për prindin i cili vendos kufij, vëzhgon nëse fëmija i kalon ato, ndjek me përpikëri disiplinimin e parapërcaktuar, dhe fillon t’i vijë keq për fëmijën dhe e anulon dënimin në mes, para se e tërë “sentenca” të ekzekutohet? Mjerë ai prind. Termi i sofistikuar për ndodhi është përforcim i ndërprerë. Shkenca moderne ka provuar se sjellja e përforcuar sporadikisht është shumë e vështirë për t’u çrrënjosur.

Prindërit ushtrojnë përforcim të ndërprerë për dy arsye. Atyre u vjen keq për fëmijën e tyre. (Në fund të fundit, Xhoni i Vogël ka dy ditë që brenda katër mureve të shtëpisë tashmë, kurse gjithë fëmijët e lagjes janë po dëfrehen jashtë dritares së tij.) Ose ata janë shumë të lodhur për ta administruar dëninim. Fëmijët kokëfortë janë këmbëngulës, dhe si prind i një të tilli, është e rëndësishme për ju të jeni më shumë këmbëngulës. Nëse fëmija juaj kokëfortë mund t’jua sosë durimin apo t’ju bindë se e keni tejkaluar me disiplinimin tuaj, ai do ta bëjë këtë. Nëse nuk jeni konseguent me disiplinimin tuaj, fëmija juaj kokëfortë do ta vazhdojë betejën për një kohë më të gjatë, duke menduar se ky është rasti kur do të dorëzoheni. Nëse jeni konseguent, shanset ku fëmija juaj kokëforët do të heqë dorë, do të jenë më të mëdha.

Heqja dorë është e kundërta e fitores së betejës. Do të thotë ta humbësh betejen. Mos harroni se fitimi i betejës është një nga “Rregullat e Rrugës” për një udhëtim të suksesshëm. Isha më shumë fajtor në këtë fushë kur bëhej fjalë për trajnimin e përdorimit të oturakut. Sërish, ekziston një kontrast i ngurtë midis fëmijës tim të parë të urtë dhe fëmijës tim të dyë kokëfortë.

Ende kam në vesh fjalët e mamasë sime që thoshte: “Gjithçka që duhet të bësh është t’i japësh muhalebi për mëngjes, çdo ditë në të njëjtën orë dhe më pas ta ulës mbi oturak.” Duket kaq e thjeshtë, apo jo? Kjo ishte pikërisht ajo çfarë bëra me Mateon, dhe brenda disa javëve nuk kishte më incidente. (A duhet t’jua kujtoj sërisht aftësitë e mia të mrekullueshme si nënë? Thjesht prit, koka e madhe do të fillojë të çfryhet shumë shpejt.) Pra çfarë bëra me Aronin? Sigurisht, bëra të njëjtën gjë. Dhe kur nuk reagonte aq shpejt sa vëllai i madh, menjëherë provoja planin B. Ky ishte plani i shpërblimit, sikurse më kujtohet. Dhe në pak ditë kur kjo nuk jepte rezultat, shkoja tek plani C. Mendoj se ishte një lloj sistem pikëzimi. Tek plani F, isha krejtësisht e rraskapitur me Aronin dhe trajnimin për përdorimin e oturakut. Po flasim për diçka që vetëm ai ishte në gjende të kontrollonte. Në retrospektivë, e kuptova se nuk isha konseguente dhe këmbëngulëse. E përforcova ndërprerazi mospajtimin e tij duke ndryshuar strategjitë. Me pak fjalë, nuk bëra një punë të mirë. Për fat të mirë, më në fund vendosi se ishte për interesin e tij më të mirë të kalonte në fazat e trajnimit të përdorimit të oturakut.

Prindër, çdo ditë ju duhet të vendosni se deri ku shkojnë kufijtë—çfarë sjellje është e lejueshme dhe çfarë nuk do të tolerohet. Ju duhet të jeni gati për betejë çdo ditë derisa fëmija juaj merr vendimin për ta ndalur luftimin. Shpresa është që vendosmëria e tij për kontroll do të pakësohet çdo ditë. Por derisa ai të vendosë ta pranojë në heshtje, ju garantoj se do të sulmoheni dhe viheni në provë. Sa më shpesh të hiqni dorë, aq më keq do të bëhet, dhe aq më i gjatë do të jetë procesi. Nëse mbaheni fort, fëmija juaj kokëfortë do të heqë dorë nga shumë luftime. Mos jini dritëshkurtër. Edukimi i një fëmije kokëfortë nuk është një sprint, është një maratonë.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti