Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vetëm 20 % e femrave janë të rregullta tek gjinekologët

Vajzat e moshës 19 gjer në 25 vjeç duhet të vizitohen së paku së paku njëherë në dy vite tek gjinekologu, ndërsa pas moshës 25 vjeç, njëherë në vit.

Kanceri i qafës së mitrës është i dyti për nga shpeshtësia e tumorit malinj tek gratë dhe i katërti për shkakun e vdekjes, kjo sëmundje është ndër të parat në Europe. Kjo sëmundje në Europë zbulohet tek rreth 60.000 gra, ndërsa rreth 30.000 prej tyre vdesin. Ndërsa konsiderohet që në 50 të rasteve sëmundja mund të parandalohet.

Poashtu si masë preventive konsiderohet vizita tek gjinekologu e vajzave të moshës 19 gjer në 25 vjeç te cilat duhet të vizitohen së paku së paku njëherë në dy vite tek gjinekologu, ndërsa pas moshës 25 vjeç, njëherë në vit.

Thuhet se vetëm 20 % e femrave vizitohen rregullisht tek gjinekologu dhe e rëndësishme është që ky numër të rritet.

Në javën e Konferencës Europiane për preventivën e kancerit të qafës së mitrës, u diskutua edhe rreth organizimeve të programeve skrining, ndërsa pjesëmarrësit rikujtuan që ai ka marrë hov vetëm në nëntë vende të Europës. Kjo konferencë u themelua në vitin 2007.

Gjatë kësaj jave, në shumë vende të Europës u shënuan aktivitete të ndryshme edukative dhe vizita preventive si dhe aktivitete të cilat vetdijësojnë femrat për të mirat e kontrollave dhe vizitave të rregullta gjinekologjike.

/komuniteti