Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vitamina D, ja përfitimet që vijnë në stinën e verës

28.07.2011 - Në Amerikë, zilja e parë e alarmit nisi të bjerë në mesin e shekullit të shkuar. Me urbanizimin, ndryshimin e stilit të jetesës, për fëmijët kishte gjithmonë më pak diell. Ndaj për të luftuar rakitizmin dhe sëmundjet e tjera të kockave, Vitamina D shtohej direkt në qumësht.

Kur të dërguarit e Institutit Kombëtar të Mjekësisë do të ulen përballë kolegëve të Akademisë Kombëtare të Shkencave në Uashington, do të vendoset fati i vitaminës D, “Hirushes” së të gjitha vitaminave.

A do të arrijnë ata ta bindnin qeverinë federale për të rritur dozën e përditshme të rekomanduar? Mjaftojnë të dhënat për deficitet te të vegjlit, ku sipas “Washington Post” vuan një në dy fëmijë, ajo që po i shtyn ekspertët të mendojnë seriozisht për rritjen e dozave të saj të përditshme.

Për vite me radhë, rëndësia e saj është zbehur nga e famshmja vitamina C, një çudibërëse për gripin dhe ftohjet, apo edhe nga vitamina A në një botë ku gjithmonë e më shpesh sheh njerëz me syze dhe probleme me sytë.

Kështu, vitamina D është konsideruar si e dorës së dytë. Sigurisht që nuk mund të hidhet poshtë roli i saj në absorbimin e kalciumit për formacionin kockor të trupit. Meqë mund të merret lehtësisht nga drita e diellit, ndryshe nga të tjerat që merreshin përmes ushqimeve, jo më kot është cilësuar si vitaminë ekonomike.

Në Amerikë, zilja e parë e alarmit nisi të bjerë në mesin e shekullit të shkuar. Me urbanizimin, ndryshimin e stilit të jetesës, për fëmijët kishte gjithmonë më pak diell. Ndaj për të luftuar rakitizmin dhe sëmundjet e tjera të kockave, Vitamina D shtohej direkt në qumësht.

Pastaj një histori e gjatë “rënieje”. Nëpër farmaci kutitë me vitamina D janë të fundit në listë nëse krahasohen me vitaminat A dhe B. Sot, një kuti me këtë lloj vitamine, kushton 8.99, ndërsa një kuti me multivitamina e ekspozuar bukur në raft kushton 23 dollarë e 90? Megjithatë, në vitin e fundit 2274 studime shkencore janë përqendruar mbi rëndësinë e vitaminës D që nuk bazohej vetëm te kockat dhe kalciumi.

Një studim i publikuar në korrik në një revistë shkencore tregon se lidhja mes absorbimit të vitaminës D dhe uljes së rreziqeve për t’u prekur nga tumori në gji, në vezore dhe nga prostata. Kërkimet mbi kafshët në laborator tregojnë për rëndësinë e saj në shumë mekanizma qelizorë prej nga ku nisin tumoret.

Një tjetër studim i “National Cancer Insitute”, sugjeron se kush merr vitaminë D redukton me 50 për qind rrezikun për t’u sëmurur nga tumoret. Nivele të ulëta të saj influencojnë në sëmundjen e alzhajmerit, mbi sklerozën e shumëfishtë, parkinsonin apo autizmin. Vitamina D konsiderohet si “vitamina e çudirave”.

Pas një studimi të gjatë 40-vjeçar, u zbulua se një dozë e përditshme mund të përgjysmojë rrezikun e kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Vitamina D, ja përfitimet që vijnë në stinën e verës. Studimi ka treguar se ajo luan një rol jetësor në parandalimin nga sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin, tensionin e lartë, skizofreninë dhe sklerozën dhe në të njëjtën kohë luan rol të rëndësishëm në forcimin e kockave.

Mungesa e ndjeshme e kësaj vitamine në Hemisferën e Veriut bën që banorët e këtyre vendeve të vdesin para kohe për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Skocezët ia kanë vënë fajin diellit të pakët dhe verës së shkurtër, si shkaktarët e shkallës së lartë në sëmundjet e zemrës. Karen Hansen sqaron për “Los Angelos Times” se: “Kush ka nivele të larta të vitaminës D mund të jetë shumë i shëndetshëm. Me pak, fjalë kërkimet janë kufizuar për të zbuluar lidhjet.

Për shembull, Instituti i Shëndetit në Kanada, për shembull po studion impaktin e vitaminës D mbi llojin e gripit A, që në Amerikën Latine vazhdon të quhet gripi i derrit, sepse është zbuluar se deficiti i kësaj vitamine ul shumë mbrojtjen e sistemit imunitar. Vitamina D është elementi për të kuptuar se përse gripi përhapet kryesisht në vjeshtë dhe dimër.

Në një studim me mijëra fëmijë zbuloi se ata që kishin një nivel vitamine D më të ulët se 10 nanogramë për mililitër kishin 11 herë më shumë mundësi për t‘u sëmurur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në krahasim me ata që e kishin më të lartë nivelin e vitaminës D. Po kështu, një studim disavjeçar tregoi se një porcion i vogël vaj mëlçie merluci, shumë e pasur me vitaminë D, e marrë për rreth 4 muaj, redukton me 50 për qind mundësinë për t‘u sëmurur nga gripi gjatë dimrit.

Mjaftojnë pak minuta për t‘u ekspozuar në diell, që trupi ynë të prodhojë rreth 500 mikrogramë vitaminë D. Është vënë re që vitamina D sintetizon kalciumin në kocka, megjithatë, roli i saj në sistemin imunitar është shumë i rëndësishëm. Beteja sapo ka filluar. A do të mundë vitamina D të dalë nga errësira ku ne vetë e kemi futur?

Rroftë vitamina D sidomos për fëmijët nën katër muajsh, është kjo rregulla e artë që u sugjerojnë prindërve pediatrit francezë. Ata janë plotësisht dakord me “rizbulimin” e vitaminës D që po bëhet në Amerikë. “Jam plotësisht dakord sidomos për fëmijët e vegjël. Në të vërtetë, vitamina D forcon skeletin dhe kontribuon në kockëzimin e pjesëve shumë delikate të legenit dhe kërcinjve.

Këshilla është se vitamina A dhe D nuk duhet të mungojnë kurrë në muajt e parë të jetës. Por, me të drejtë lind pyetja se në cilën periudhë të jetës është më e këshillueshme të përdoret. “Në fëmijët e sapolindur, rreth 4 muajsh është e domosdoshme.

Sidomos për të sapolindurit që ushqehen me gji nga nënat është e detyrueshme, sepse qumështi natyral është i varfër me vitaminë D. Pak më shumë përmban qumështi artificial, megjithatë në të dyja rastet është e rëndësishme të përdoren suplemente shtesë”, tregojnë ata./yllpress/

/komuniteti