Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Yoga si fizioterapi

06.08.2012 - Shumë njerëz adhurojnë yogan, veçanërisht kur është fjala për shëndetin mendor dhe formën fizike. Por sipas një studimi të ri, kjo disiplinë mjaft e përhapur mund të përmirësojë edhe cilësinë e jetës për një grup pacientësh.

Goditja në tru është diagnoza më e zakonëshme mes pacientëve që trajtohen me fizioterapi rehabilituese. Pas goditjeve në tru, persona të tillë vuajnë nga paraliza. Ata kanë veçanërisht vështirësi në ruajtjen e drejtpeshimit. Mbi 80 përqind e viktimave të goditjeve në tru preken nga prishja e drejtpeshimit dhe rreth 70 përqind e tyre aktualisht rrëzohen. Dhe frika nga rrëzimi lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së pacientit.

Por një studim botuar në revistën ‘Stroke‘ tregon se përfshirja e yogas së pjesë e terapisë fizike përmirëson ndjeshëm drejtpeshimin dhe pakëson frikën e pacientit për t’u rrëzuar. Studimi tregoi se yoga përmirësoi dukshëm cilësinë e jetës, dhe se kjo mënyrë trajtimi mund të jetë më pak e kushtueshme nga ana financiare për përjetuesit e goditjeve në tru.

Në studim u përfshinë një numër relativisht i vogël pacientësh, rreth 50 vetë, por rezultatet nxisin për studime të mëtejshme më të gjëra.

Pacientët e intervistuar pas studimit thanë se për arsye të përmirësimit të drejtpeshimit, ata kishin më shumë mundësi të kryenin veprimtari të tjera dhe në mjedise më sfiduese - edhe pse ndjenin frikën se mos rrëzoheshin, vetëbesimi i tyre ishte më i madh përsa i përket ruajtjes së balancës trupore./wordpress/

/komuniteti