Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 16 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj është përafërsisht sa madhësia e një dardhe këtë javë. Disa nga sistemet më të përparuara të trupit janë duke punuar tashmë, duke përfshirë qarkullimin gjakut si dhe të traktit urinar. Fëmija juaj gjithashtu mund të nisë të luajë me kordonin e kërthizës tashmë.

Zhvillimi i fetusit – java e 16 e shtatëzanisë

Fëmija juaj është tani sa madhësia e një avokadoje, rreth 10 centimetra i gjatë nga maja e kokës, deri në fund të vitheve dhe peshon përafërsisht 100 gram. Gjatë tre javëve të ardhshme ai do të ketë një rritje shumë të madhe, duke e dyfishuar peshën e tij dhe duke shtuar centimetra në gjatësinë e tij.

Si brenda ashtu edhe jashtë mitrës, foshnjat janë krijesa lozonjare. Fëmija juaj, mund të ketë zbuluar tashmë lodrën e tij të parë - kordonin e kërthizës – me të cilin ai do të gëzohet duke e kapur apo tërhequr. Ndonjëherë, ai madje mund ta shtrëngojë atë aq fort sa të pakësojë sasinë e oksigjenit që kalon përmes tij, por mos u bëni merak - ai nuk do ta mbajë atë aq gjatë sa për të dëmtuar vetveten. Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe trakti urinar, janë duke punuar në mënyrë të plotë, dhe fëmija është duke thithur e duke nxjerrë lëngun amniotik përmes mushkërive të tij.

Ndonjëherë, kur lëvizni papritur, ju mund të ndjeni një dhimbje të lehtë në brinjët tuaja. Ligamentet në çdo anë të mitrës tuaj si dhe muret e legenit shtrihen më tepër me rritjen e fëmijës tuaj. Është normale të ndjeni disa dhimbje, por nëse këto dhimbje vazhdojnë për disa ditë ose shtohen, konsultohuni me maminë tuaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju me siguri deri tani keni shtuar të paktën 2.2kg madje ndoshta deri në 4/5 kg. Mitra juaj po vazhdon të rritet dhe ju mund të ndjeni brejtje të shkaktuara nga tendosja e ligamenteve në abdomenin tuaj. Këto dhimbje janë zakonisht të përkohshme por mitra juaj e rritur do t’ju shkaktojë shumë dhimbje në shpinë - ndiqni këshillat tona për mbrojtjen e shpinës tuaj në mënyrë që të shmangni dhimbjen e saj.

Shumë çifte shqetësohen se si do të jetë lindja dhe se si ata do të përballen me të qënit prindër të rinj - kjo është e gjitha normale. Provoni të bisedoni me çifte që kanë fëmijë rreth asaj se si ata janë ndjerë në këtë fazë dhe lexoni më tepër se çfarë ndodh gjatë lindjes. Mund t’ju ndihmojë nëse lexoni disa histori lindjesh, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni.

Kjo është një kohë e mirë për të përgatitur një fundjavë të shkurtër nëse koha dhe paratë ju premtojnë. Udhëtimi në mes të tremujorit rekomandohet shpesh, sepse ju përgjithësisht i keni kaluar ndjesitë e shtatëzanisë së hershme me pështjellimet dhe lodhjen dhe ende nuk jeni aq të avancuara sa që madhësia apo lindja e parakohshme të përbëjë një problem. Nëse ju tashmë jeni duke rezervuar një udhëtim me avion, gjatë shtatëzanisë sigurohuni se kompania juaj e fluturimit do t’ju lejojë të udhëtoni në atë fazë. Përndryshe ndiqni këshillat tona mbi udhëtimet pa shqetësime gjatë shtatëzanisë dhe kënaquni në udhëtimin tuaj.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Hani një ushqim të shëndetshëm çdo ditë. Provoni patatet e pjekura dhe të freskëta, një sandwich të mirë me miell të pasitur, apo fasule – të gjitha llojet e fibrave – dhe mos harroni që të pini shumë.

Ende nuk keni patur dëshirë për diçka? Zbuloni se cilat dëshira janë më të zakonshme.

A jeni mërzitur nga mpirjet e këmbëve? Zbuloni se çfarë mund t’ju ndihmojë.

Cilat janë simptomat e shtatzanisë që ju kurrë nuk duhet të neglizhoni?

Çfarë duhet të bëni nëse ju zhvillohet ndonjë infeksion.

 

/komuniteti