Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 20 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fёmija juaj ёshtё duke shtuar nё peshё tani dhe ёshtё kthyer nё njё gjё tё vogёl rrёshqitёse – njё substancё e bardhё rrёshqitёse e quajtur vernix caseosa vesh gjithё trupin e fёmijёs nё mёnyrё qё tё mbrojё lёkurёn e tij gjatё mbytjes sё gjatё nё lёngun amniotik. Disa bebe janё ende tё mbuluara me kёtё substancё kur lindin.

Zhvillimi i fetusit – java e 20 e shtatëzanisë

Gjatёsia e fёmijёs tuaj ёshtё tashmё rreth 16,5 centimetra nga maja e kokёs deri nё fund tё vitheve tё tij dhe ai ёshtё duke fituar nё peshё nё mёnyrё tё qёndrueshme. Njё veshje yndyrore e bardhё, substancё e quajtur vernix caseosa, fillon tё mbulojё fёmijёn tuaj dhe mbron lёkurёn e tij gjatё zhytjes sё gjatё nё lёngun amniotik. Ajo ndihmon gjithashtu pёr tё lehtёsuar lindjen. Fёmija juaj po gёlltit mё shumё gjatё kёsaj jave, dhe kjo ёshtё njё praktikё e mirё pёr sistemin tretёs tё tij. Pasi fёmija merr lёngun amniotik, trupi i tij pёrthith ujin e ndodhur nё kёtё lёng dhe e depoziton pjesёn tjetёr nё zorrёn e trashё.

Ju mund tё ndiqni njё klasё pёr gratё shtatëzёna nёse ende nuk e keni bёrё diҫka tё tillё. Pavarёsisht nёse ju do tё bёheni prind pёr herё tё parё apo nёse doni thjesht tё rifreskoni njohuritё tuaja tё marra mё parё, ju gjithsesi do tё mund tё pёrfitoni nga njё klasё e tillё e strukturuar. Pa marrё parasysh se ҫfarё filozofie ka pas saj, njё klasё e tillё mund t’ju ndihmojё ju tё merrni masat e duhura pёr procesin e lindjes. Ju duhet tё planifikoni qё nё javёn e 37 ta keni pёrfunuar kёtё klasё, pasi koha e pritjes konsiderohet e plotё dhe lindja juaj mund tё ndodhё nё ҫdo kohё.

Jini mjaft vigjilente pёr tё marrё sa mё shumё hekur nё organizёm pёrmes ushqimit. Ndёr tё tjera, ky element i shёrben fёmijёs tuaj pёr prodhimin e qelizave tё kuqe tё gjakut. Nё fakt, ёshtё pothuajse e pamundur qё ju tё merrni shumё hekur nga ushqimi, pa ngrёnё shumё. Ushqimet e pasura me hekur janё, mishi i kuq pa dhjamё, pula, peshku, thjerrёzat, spinaqi, dhe drithёrat e pasura me hekur. Shikoni udhёzuesin tonё mbi tё ushqyerit e shёndetshёm, pёr tё marrё gjithё informacionin qё ju nevojitet.

Si po ndryshon jeta juaj

Nuk ngopeni me frymё? Shumica e femrave fillojnё tё kenё vёshtirёsi nё frymёmarrje e tё kenё njё frymёmarrje tё rёnduar. Vёshtirёsi tё vogla nё frymёmarrjen tuaj janё krejt normale dhe ato mund tё pёrkeqёsohen disi nё momentet kur mitra juaj zgjerohet duke shtyrё mushkёritё tuaja. Megjithatё, konsultoni maminё tuaj nёse kjo situatё rёndohet shumё. Githashtu, sigurohuni qё jeni duke marrё mjaftueshёm hekur. Fёmija juaj ka nevojё pёr tё, pёr prodhimin e qelizave tё kuqe tё gjakut, ndёr tё tjera. Ёshtё gati e pamundur pёr tё marrё shumё hekur nga ushqimi, nёse nuk hani shumё. Ushqimet qё janё tё pasura me hekur pёrfshijnё, mishin e kuq pa dhjamё, pulёn, peshkun, thjerrёzat, spinaqin dhe drithёrat e pasura me hekur. Megjithatё mos merrni suplemente (vitamina) shtesё, nёse ato nuk janё tё pёrshkruara nga mjeku juaj.

Edhe pse ndonjeherё shtatëzania mund tё duket si performanca e njё gruaje tё vetme, ajo nuk duht tё jetё e tillё. Nё rast se partneri juaj do tё jetё prezent gjatё lindjes tuaj, atij do ti duhet tё mёsojё se si mund tё ndihmojё dhe se si mund ti komunikojё profesionistёve dёshirat tuaja.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Do tё ktheheni nё punё, do tё qёndroni nё shtёpi, apo do tё punoni me kohё të pjesshme pas lindjes. Bёni plane elastike qё ju japin mundёsinё tё ndryshoni mendimin tuaj.

/komuniteti