Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 24 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj po rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke fituar rreth 99g që prej javës së kaluar. Lëkura e tij është e hollë dhe e brishtë, por trupi i tij është duke u mbushur dhe duke marrë gjithnjë e më shumë hapësirë në mitrën tuaj. Ai mund të jetë gjithashtu duke zhvilluar një dobësi për ëmbëlsirat. Sythat e shijimit tani janë formuar, dhe besojeni ose jo, sigurimi i diçkaje të ëmbël është gjithçka për të. Arritja tjetër madhështore e fëmijës tuaj në këtë fazë të shtatëzanisë është fakti se tani ai mund të mbijetojë, me kujdes të posaçëm, në qoftë se ai lind para kohe (prematur) – ndryshe i njohur edhe si te bërit 'i shëndetshëm'.

Zhvillimi i fetusit – java e 24 e shtatëzanisë

Fetusi juaj tani peshon më shumë se 600 gram. Edhe pse ai ka ende pak yndyrë në trupin e tij dhe lëkura është ende e hollë dhe e brishtë, trupi i tij tani është i rregullt. Truri i tij tani po rritet me shpejtësi dhe ai po filon të zërë hapësirat në mitrën tuaj. Gjatësia e tij nga maja e kokës deri te thembra mund të shkojë rreth 30 centimetra. Nëse ju do të lindnit në këtë kohë, obstetërit dhe mamitë do të bënin çdo përpjekje për të ndaluar përparimin e lindjes së parakohshme, për të bërë të mundur që fëmija të vazhdojë të maturohet.

Ju mund të vini re zbehje, vija të kuqe apo kafe të quajtura ndryshe 'striae', ose shenja të tërheqjes së lëkurës tuaj në bark, legen, apo gjoks. Kremërat e përdorur nuk do të mund ti heqin ato, ndërkohë që përdorimi i sytjenave të përshtatshme mund të ndihmojë për të parandaluar ose minimizuar ato në gjinjtë tuaj. Ato janë shumë të zakonshme në këtë fazë të shtatzanisë - rreth 90 % e grave do ti kenë ato. Pasi të keni lindur, pigmentet e kuqe apo kafe në pjesët e tërhequra të lëkurës zhduken gradualisht dhe vijat bëhen me një ngjyrë më të hapur se lëkura përreth.

Gjithashtu, edhe sytë tuaj mund të bëhen të ndjeshëm ndaj dritës dhe ju mund ti ndjeni si me rërë dhe të thatë. Kjo është një simptomë normale e shtatzanisë e njohur si 'syri i thatë'. Për të lehtësuar parehatinë tuaj, përdorni solucion që provokon 'lotë artificial' në mënyrë që të shtoni lagështinë.

Dieta e shëndetshme vazhdon të jetë e rëndësishme në këtë fazë të shtatëzanisë, kështu që vizitoni kapitullin tonë për të ushqyerit e mirë në javët 25 – 28.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju mund të keni vija të kuqe të zbehta, të njohura ndryshe edhe si “striae”, ose shenja të tërheqjes së lëkurës tuaj në bark, vithe dhe gjoks. Shumë gra kanë kruarje në lëkurën e tyre pasi hormonet e shtatzanisë mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të thatë dhe shtrirjet me një bark të fryrë nuk do ju ndihmojnë. Lyerja me kremëra të ndryshëm mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat dhe të ndihmojë në zbutjen e kruajtjes por ajo nuk mund të zhdukë shenjat e tërheqjes së lëkurës tuaj dhe as ti parandalojë ato. Shenjat e tërheqjes së lëkurës janë tipike në këtë fazë të shtatëzanisë dhe do të zbehen në shenja gati të bardha pas lindjes.

Ju gjithashtu mund të konstatoni se sytë tuaj bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës dhe ju duken si me rërë e të thatë – kjo është një simptomë normale e shtatëzanisë e njohur edhe si “syri i thatë”. Për të lehtësuar parehatinë tuaj, ju mund të përdorni një solucion që provokon lotë artificial në mënyrë që të shtoni lagështinë, të cilin mund ta gjeni në farmaci. Për probleme të tjera të tilla si dhimbja e kokës, ngërçet, apo dhimbja e shpinës, konsultoni sugjerimet tona për shërime në mënyrë natyrale.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Jeni të interesuar për përdorimin e terapive plotësuese të lindjes? Shikoni Institutin e Mjekësisë Plotësuese në Organizatat nga A – Z.

Nëse ende nuk e keni bërë këtë gjë, shkruajini punëdhënësit tuaj për ti deklaruar se jeni shtatëzënë dhe se keni ndërmend të nisni lejen e lindjes. Për këtë do t’ju duhet i bashkangjitur edhe formulari i plotësuar nga mjeku apo mamia juaj. Lodhja që keni ndjerë gjatë tre muajve të parë mund të fillojë të vijë përsëri, kështu që merreni lehtë.

/komuniteti