Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 25 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj tani ka filluar të bëjë disa lëvizje të frymëmarrjes edhe pse në mushkëritë e tij nuk ka ende ajër. Por fushat e ndijimit të tij tashmë janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Në javën e 26, skanet e trurit të fetusit tregojnë se foshnjet i përgjigjen prekjes, dhe nëse ju lëshoni një dritë mbi barkun tuaj, fëmija juaj do të kthejë kokën, për të cilën studiuesit thonë se tregon që nervat optike janë duke funksionuar.

Zhvillimi i fetusit – java e 25 e shtatëzanisë

Foshnja juaj peshon tani rreth 660 gram dhe është afërsisht 35 centimetra i gjatë nga maja e kokës deri në thembër. Ai fillon të bëjë lëvizje të frymëmarrjes, edhe pse në mushkërite e tij nuk ka ende ajër. Në javën e 26, skanet e trurit të fetusit tregojnë se ai i përgjigjet prekjes. Nëse ju lëshoni një dritë mbi barkun tuaj, fëmija juaj do të kthejë kokën e tij, gjë që sipas studiuesve tregon se nervat optike të tij tashmë punojnë.

Në çdo vizitë para lindjes, mjeku ose mamia juaj do të masë tensionin tuaj dhe do t’ju bëjë analizat e urinës. Në këtë mënyrë, kushte të caktuara të lidhura me shtatëzaninë të tilla si pre-eklampsia dhe diabeti mund të zbulohen dhe të trajtohen.

Gishtat, kyçet e duarve si dhe duart tuaja mund t’ju dhembin dhe t’ju mpihen. Damarët e kyçit tuaj zgjerohen prej presionit të vazhdueshëm ashtu si dhe shumë inde të tjera të trupit tuaj. Nervat që kalojnë nëpër këto damarë ngushtohen duke krijuar presion i cili shkakton dhimbje ose djegie. Mund t’ju ndihmojë nëse shtrëngoni diçka rreth dorës tuaj apo nëse merrni shumë vitaminë B6. Bisedoni me maminë apo mjekun tuaj rreth mënyrave të tjera për të përballuar këtë dhimbje. Zbuloni më tepër rreth metodave natyrale për kurimin e gishtave që ju dhembin apo ju mpihen.

Si po ndryshon jeta juaj

Gjumi juaj mund të mos jetë shumë i qetë këto kohë, aq më tepër nëse shikoni ëndrra të frikshme. Këto janë normale, sepse kur ju jeni në gjumë, e pandërgjegjshmja juaj së bashku me frikërat dhe shqetësimet tuaja rreth shtatzanisë dhe të qënit nënë, bëhet aktive. Gjithashtu edhe barku juaj i rritur tashmë, mund t’ju krijojë vështirësi në gjetjen e një pozicioni të rehatshëm për të fjetur. Rekomandohet që ju të mësoheni të flini anash dhe jo me shpinë – ndiqni këshillat tona për përdorimin e jastëkëve.

Shumica e grave shtatzëna shqetësohen nëse ato do të jenë në gjendje që ta lindin fëmijën e tyre nga vagina – një shqetësim krejtësisht i natyrshëm ky, veçanërisht në qoftë se ky është fëmija juaj i parë. Merrni zemër, ka disa pozicione të shkëlqyera për të lindur që mund ti provoni, të cilat jo vetëm që do të ndihmojnë zverkun tuaj të zgjerohet gjatë kontraktimeve, por në të njëjtën kohë do të nxisin fëmijën tuaj që të levizë poshtë kanalit të lindjes kur të vijë koha. Përdorimi i këtyre pozicioneve së bashku me teknikat e lindjes të tilla si frymëmarrja, masazhi, apo mënyrat natyrale të lehtësimit të dhimbjeve, do të rrisin mjaft mundësitë tuaja për të patur një lindje normale.