Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 11 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Ti tani je njëmbëdhjetë javësh shtatëzëne (ose në javën e dymbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Foshnja jote tani është formuar plotësisht, nga dhëmbët deri te thonjtë dhe është sa gishti yt i madh. Gishtat e këmbëve dhe duarve janë ndarë dhe kockat kanë nisur të forcohen. Gjatë nëntë muajve të ardhshëm detyra kryesore e foshnjes do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e fortë, e gatshme për të mbijetuar jashtë mitrës.

Zhvillimi i fetusit - java e 11 e shtatëzanisë

Po i afrohesh fundit të tremujorit të parë. Shumë nga zhvillimet kyçe do të mbarojnë brenda disa javëve të ardhshme dhe mundësia për abort spontan zvogëlohet dukshëm.

Vetëm 4 centimetra nga koka tek kërbishti fetusi yt i ka të gjitha pjesët, nga dhëmbët deri tek thonjtë. Foshnja jote ka punë duke duajtur me shkelma dhe duke u zgjatur, lëvizjet i ka aq të shkathta sa duket si balet në ujë. Gishtat e duarve dhe këmbëve janë ndarë plotësisht. Tani detyra kryesore e fetusit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e vogël që të mbijetojë vetë jashtë mitrës.

Një vijë vertikale me pigment të errët e quajtur linea nigra, mund të shfaqet mbi barkun tuaj. Mitra është ngritur mbi kockat e legenit dhe tani mamia mund ta ndjejë gjatë ekzaminimit të jashtëm.

Si po ndryshon jeta tuaj

Mund të merrni parasysh lindjen në shtëpi. Nëse mjeku juaj i përgjithshëm nuk mund të vijë në shtëpi të kujdeset për lindjen, mund të rregullosh të vijë ndonjë mami përmes mbikëqyrësit të mamive në spitalin e qytetit. Një tjetër alternativë që disa gra e konsiderojnë si lindje në mes të shtëpisë dhe spitalit është të bësh lindjen në një qendër lindjesh.

Një nga pjesët më të bukura të vizitave të para-lindjes është rrhja e zemrës së fëmjës e shumëfishuar nga stetoskopi Sonicaid që e përdorin shumë mami. Çasti mund të jetë shumë dramatik dhe prekës kur dhoma mbusht me zhurmën që ngjan me atë të një kali që vrapon. Mos u shqetësoni nëse mamia nuk e gjen dot rrahjen e zemrës në këtë fazë (disa mami as që përpiqen ta gjejnë kaq herët pasi nuk duan të jenë shkak që t’ju mërzisin) – do të jetë më e lehtë në takimin e ardhshëm. Kur mamia juaj nuk e gjen rrahjen e zemrës, ajo mban shënim në kartelën tuaj ZFD (Zemra Fetale Dëgjohet) – ose përdorni udhëzuesin tonë për t’i kuptuar shënimet e maternitetit që të deshifroni shkurtesat.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Keni të drejtë për kohë të lirë të paguar nga puna për të gjitha vizitat dhe orët mësimore para-lindjes ndaj duhet ta vini në dijeni punëdhënësin për shtatëzaninë tuaj.

A e keni vendosur ku ta kryeni Testin e Alfa-Fetoproteinës? Si me çdo test tjetër, është mirë të jeni e informuar kur të bëni zgjedhjen, për ta bërë apo jo.

Nga fundi i kësaj jave mund ta ndërprisni marrjen e acidit folik, sepse tubëzat neurale të foshnjes janë formuar plotësisht, por është ende e rëndësishme të hani mirë në javët që vijnë.

/komuniteti