Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 28 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj tani mund të hapë sytë dhe të lëvizë kokën normalisht drejt ndonjë shenje drite të mundshme. Thonjtë e gishtave kanë filluar të formohen, tuli i faqeve ka filluar të mbushet për tu përgatitur për jetën jashtë. Nëse ju pëlqen ideja e komunikimit me fëmijen tuaj, këndimi ose leximi është mënyra më e mirë që mund të bëni – por mos u shqetësoni nëse nuk ndjeheni rehat me këtë – nuk është metodë për çdo njeri.

Zhvillimi i fetusit – java e 28 e shtatëzanisë

Ju tashmë jeni në fazën finale. Tremujori i tretë fillon vërtet në javën e 29 dhe zgjat deri në javën e 40 dhe ndonjëhere edhe e kalon. (mos u shqetësoni – 42 jave është maksimumi! Pas kësaj jave gruaja është e prirur ta lindë fëmijën). Pjesa më e madhe e grave gjatë tremujorit të tretë shtojnë në peshë rreth 5 kg.

Në këtë javë fëmija juaj peshon diçka më shumë se 1 kg dhe është i gjatë rreth 38 cm. Në këtë kohe, fëmija mund të hapë dhe mbyllë sytë ose të drejtojë kokën në mënyrë të vazhdueshme drejt ndonjë shenje drite të lehtë që mund të vijë nga ambienti i jashtëm. Pjesa e mishit dhe e faqeve vazhdojnë të formohen dhe shfaqen thonjtë e gishtave.

Ndërkohë ju jeni duke ndjerë lëkundje emocionesh midis ndjesisë së të qenit përherë shtazëne dhe nervozizmit për procesin e lindjes. Fillon seleksionimi i emrave të fëmijës dhe mendimet për jetën pas lindjes.

Si po ndryshon jeta juaj

Ka shumë mundësi që ju të jeni në një dilemë ndjesish si: 'ndoshta kam gjithë jetën që jam shtatzëne' dhe 'Ndihmë, unë nuk jam akoma gati'. Por mos u shqetësoni ju nuk jeni të vetmet në gjithë këtë situatë. Shkëmbimi i eksperiencave me gratë e tjera në klasat e paralindjes mund t’ju ndihmojë shumë. Nëse do ta lindni fëmijën tuaj në spital mundohuni të shkoni ta vizitoni spitalin njëherë në mënyrë që të kuptoni se me çfarë do të përballeni. Gjithashtu ju mund të lexoni dhe histori të ndryshme të lindjes dhe në këtë mënyrë do të jeni më të përgatituar për 'ditën e madhe'.

Nëse jeni një baba, ju mund të filloni të shqetësoheni për partneren tuaj gjatë lindjes duke pyetur veten si mund të ndihmoni ju. Njohja e fazave të ndryshme të shtatzanisë është momenti i parë për të cilin duhet të merrni informacion, më pas lexoni mbi ndihmën që jep partneri gjatë lindjes në mënyrë që të kuptoni çfarë mund të bëni ju. Sigurohuni të jeni i përgatitur për çdo situatë edhe atëherë kur gjërat mund të mos shkojnë në mënyrë shumë të thjeshtë. Fëmija juaj mund të kërkojë ndihmë për të lindur kështu që kërkoni më shumë informacion mbi asistencën gjatë lindjes apo edhe lindjet cezariane.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kjo është periudha e parë ku ju mund të merrni lejen e lindjes. Nëse vendosni që të ndërprisni punën në këtë javë, pse jo. Shikoni të frekuentoni grupe të ndryshme diskutimi me nëna dhe të merrni një ide në përgjithësi.

Mund edhe të filloni të bëni gati çantën për në maternitet në rast se mund t’ju nevojitet të shkoni më shpejt, dhe mësoni të njihni shenjat e lindjes.