Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 32 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Nëse fëmija juaj është djalë, ndoshta testikujt e tij kanë lëvizur tashmë drejt qeskave. Ndonjëherë, njëri prej testikujve ose të dy testikujt nuk shkojnë në vendin e tyre deri pas lindjes, por mos u merakosni për këtë. Testikujt që nuk kanë zbritur ende, shpesh e korrigjojnë veten e tyre para ditëlindjes së parë të fëmijës.

Zhvillimi i fetusit – java e 32 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tani peshon përafërsisht 1,7 kilogram dhe është rreth 42 centimetra i gjatë nga koka deri në majën e këmbës. Edhe pse mushkëritë e tij nuk do të jenë plotësisht të zhvilluara deri pak para lindjes, i vogli juaj është duke thithur lëngun amniotik për të ushtruar mushkëritë e tij dhe praktikuar frymëmarrjen.

Disa fëmijë e kanë kokën me flokë tashmë, ndërkohë që disa të tjerë kanë vetëm disa fije flokësh. Flokët e trashë në lindje nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht flokë të trashë edhe më vonë, por fëmijët me flokë të imët në fëmijëri, zakonisht kanë flokë edhe më të hollë gjatë moshës madhore.

Nëse fëmija juaj është një djalë, testikujt e tij fillojnë të zbresin nga abdomeni drejt qeskave te tij. Megjithatë, ndonjëhere njëri prej testikujve ose të dy, ndodh që të mos vendosen në pozicion deri pas lindjes. Në dy të tretat e rasteve të djemve të cilëve nuk i kanë zbritur testikujt gjatë lindjes, kjo gjë korrigjohet vetvetiu deri në ditëlindjen e parë të tyre.

Juve me siguri jeni duke fituar rreth 450 gram në javë, kryesisht për shkak se fëmija juaj ka të ngjarë të fitojë më shumë se gjysmën e gjithë peshës së tij të lindjes, gjatë shtatë javëve të fundit para lindjes. Sigurohuni që jeni duke u ushqyer mirë edhe gjatë këtyre javëve të fundit.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju ndoshta jeni duke fituar tani rreth 450g në javë, dhe pothuajse gjysma e kësaj peshe shkon direkt për fëmijën tuaj. Në fakt, fëmija juaj fiton rreth një të tretën e gjysmës së peshës së tij të lindjes gjatë shtatë javëve të ardhshme, duke u shëndoshur për të mbijetuar jashtë barkut. Falë këtyre depozitave yndyrore, lëkura e tij është duke u mbushur dhe duke u dukur më e shëndetshme. Ndiqni këshillat tona për t`u ushqyer mirë gjatë javëve të ardhshme.

Është mjaft e vështirë për të fjetur kur jeni shtatëzëne pa u shqetësuar në lidhje me faktin nëse po pengoni apo jo partnerin tuaj. Ndiqni këshillat tona për një gjumë të sigurtë gjatë natës. Nëse jeni të shqetësuar se seksi ne muajt e fundit të shtatëzanisë mund të dëmtojë foshnjen tuaj, mos u shqetësoni më. Për shumicën e grave, seksi gjatë shtatëzanisë është pozitiv deri sa atyre u plasin ujërat, dhe madje mund të ndihmojë në procesin e fillimit të lindjes, nëqoftëse fëmijës i ka kaluar afati i lindjes. Kështu që, jepini!

Fakte për tu marrë në konsideratë

Diabeti i Shtatëzanisë (ose i ashtuquajturi Diabeti Gestacional ku nënat e reja pa qenë të sëmura nga diabeti më parë kanë përqindje tejet të madhe të sheqerit në gjak) – Këshilla për ta kontrolluar çrregullimin .

Sa shpesh do të duhej ti ndjeni lëvizjet e foshnjës në barkun tuaj?

Si ndikoni të qenit 'nënë e moshuar' gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Mësoni me ne.

A mos vallë punoni në shkollë? Mos u merakosni, ditët e maternitetit tuaj nuk do të ndikohen nga pushimet shkollore.

Planifikoni që të ktheheni në punë, pas pushimit tuaj të maternitetit ?