Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 39 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Dita e madhe pothuajse ka ardhur, dhe shumë shpejt ju do të mund të mbani në krahë foshnjen tuaj. Por mos u shqetësoni nëse në fund të javës jeni ende duke pritur - vetëm 5 % e foshnjave lindin në datën e pritur ndërkohë që mbi 75 % lindin më vonë.

Zhvillimi i fetusit – java e 39 e shtatëzanisë

Fëmija është mesatarisht rreth 51 centimetra i gjatë nga koka deri në majën e këmbës dhe peshon përafërsisht 3,4 kilogram në lindje, por gjithsesi një i porsalindur konsiderohet i shëndetshëm nëse është prej 2,5 deri në 3,8 kilogram.

Lëngu juaj amniotik, dikur i qartë, tani është i zbehtë dhe i bardhë për shkak të lëngut të quajtur vernix caseosa. Gjithashtu edhe shtresa e jashtme e lëkurës fillon të bjerë, ndërkohë që lëkura e re fillon të formohet nën të.

Në filmat e shfaqur në TV, lindja gjithmonë fillon me plasjen e ujërave – sigurisht në një dhomë të mbushur me njerëz - vetëm pak para fillimit të kontraktimeve. Nëse ju shqetësoheni se e njejta situatë mund të ndodhë me ju, duhet të qetësoheni. Membranat këputen në më pak se 15 % të rasteve të shtatëzanisë dhe kur kjo ndodh, koka e fëmijës ka tendencë të veprojë si një tapë në hapjen e mitrës. (Megjithatë, nëse ju shtriheni, mund të shikoni lëngun që rrjedh.) Ju duhet të qëndroni të qeta – ajo mund të ndodhë disa orë përpara se ju të ndjeni kontraktimin e parë – dhe thërrisni menjëherë mjekun ose maminë tuaj. Trupi juaj do të prodhojë më shumë lëng amniotik deri në lindjen e fëmijës tuaj, kështu që kujdestaret tuaj mund t’ju sugjerojnë të prisni në shtëpi deri sa të nisin kontraktimet ose mund t’ju sugjerojnë një induksion.

Po nëqoftëse java kalon dhe ende nuk e keni lindur fëmijën tuaj? Mos u shqetësoni – vetëm 5 % e foshnjeve lindin në datën e paracaktuar. Shumica e mjekëve presin edhe dy javë të tjera para se të konsiderojnë se shtatëzanisë i ka kaluar afati. Shikoni se si mund të përballeni me kalimin e afatit të pritjes.

Si po ndryshon jeta juaj

A ndiheni sikur që nga fillimi i shtatëzanisë koha ka fluturuar? Atëherë përgatituni: këto pak ditë të fundit me siguri do ju duken më të gjatë se nëntë muajt e fundit. Shumica e mjekëve dhe mamive presin 10 deri në 14 ditë pas datës tuaj, para se të konsiderojnë se fëmijës i ka kaluar afati dhe të induktojnë lindjen. Ndërkohë, ju dhe partneri juaj mund të përpiqeni të lehtësoni tensionet me pak intimitet – seks, që është i njohur për të filluar lindjen. Nëqoftëse kjo nuk ndodh, mamia apo mjeku juaj mund të bëjnë një pastrim të membranës për tu përpjekur që lindja të fillojë në mënyrë të natyrshme. Nëse ky është fëmija juaj i parë, lindja mund të zgjasë dhe të jetë e ngadaltë, por megjithatë ka mënyra për ti përshpejtuar gjërat si natyrale ashtu edhe përmes ndërhyrjes së mjekut ose mamisë tuaj.

Në aspektin praktik, është një ide e mirë për ju që të përpiqeni të instaloni sediljen e fëmijës në makinën tuaj para se të nisni ta përdorni atë. Shumica e spitaleve nuk do t’ju lejojnë ta merrni fëmijën tuaj nëse nuk keni një të tillë dhe ju nuk do të doni të humbisni kohë për të mësuar se si vendoset ajo në makinë kur të jeni të shqetësuar për tu kthyer në shtëpi. Një gjë tjetër e dobishme që mund të bëni është që të rishikoni rolin e partnerit tuaj gjatë lindjes. Dhe nëqoftëse jeni ende të pavendosur për emrin, mund të përdorni listën tonë të emrave për të gjetur kombinimin perfekt.

Nëse mamaja do të vijë të qëndrojë te ju kur të vijë fëmija, lëreni atë të merret me gjërat e vogla. Dhe lërjani asaj punët e shtëpise (dhe partnerit tuaj). Mysafirët e shumtë në kohën kur ju merreni me të porsalindurin tuaj mund të jenë dërrmues kështu që mundohuni ti shtyni vizitat për një javë apo më shumë, ose sugjerojini atyre të qëndrojnë vetëm për një çaj pasi nuk e përballoni dot ardhjen e tyre! Prioriteti i parë jeni ju dhe fëmija juaj – ju do ju duhet kohë për të pushuar e për tu shplodhur. Është gjithashtu një ide e mirë që të mos lejoni këdo të mbajë fëmijën tuaj veç miqve të ngushtë dhe familjes gjatë javëve të para.