Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të thithet ajri i tymosur i drunjve nga zjarri?

Tymi i drunjve të ndezur mund të jetë i dëmshëm në shtatëzani

Nuk është më të vërtetë shumë e studiuar, por problem potencial mund të jetë ndezja e drunjve të lyer me kimikate të dëmshme të cilat mund të mbërrijnë në ajër me anë të djegjes dhe më vonë të thithen nëpër mjet frymëmarrjes.

Poashtu, teoritikisht, thithja e tymit nga çfarëdo materiali djegës mund ta zvoglojë sasinë e oksigjenit në gjakun tuaj (mvarësisht nga sasia e tymit) dhe prandaj dhe sasinë e oksigjenit në dispozicionit për foshnjën tuaj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ca studime të vogla kanë treguar se thithja kronike e monoksid karbonit nga tymi i drunjve të ndezur mund të jetë e dëmshme për rritjen dhe zhvillim e fetusit, dhe ka teori të shumta se pse ndodh kështu.

Kjo mund të jetë problem madhor në vendet në zhvillim ku 2/3 e shtëpive mbështeten në përdorimin drunjve si lëndë e parë djegëse.

Sidoqoftë, eksponimi i kohëpaskohshëm ndaj zjarrit të kampeve, apo ndaj kaminëve shtëpiakë mirë të ventiluar ka shumë pak gjasa të këtë ndonjë efekt më të dëmshëm.