Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Deti dhe shtatzëna

Ja disa rregulla, të cilat shtatëzënat duhet respektuar në ditët e nxehta verore:

Shmangni ekspozimin direkt në diell, sidomos në periudhën kohore në mes të orës 10.00 dhe 17.00.

Nëse dilni në atë kohë atëherë, vishni kanatiere me mëngë të gjata, nga material i hollë, preferohet pambuku.

Rrezitja e barkut nuk është e shëndetshme në atë periudhë ditore, sepse mund të shpie deri tek pëlcitja e kapilarëve të lëkurës.

Nëse ndjeni maramendje, neveri apo lodhje, menjëherë shkoni në hapsira të mbyllura apo në hapsira të freskëta.

Konsumoni lëngje të mjaftueshme dhe gjithmonë mbani me vete një shishe me ujë. Shmangni sasitë e mëdha të kafes dhe të koka-kollës, sepse ato ndikojnë si diuretik (nxisin urinimin). Jepni përparësi ujit dhe lëngjeve të freskëta.

Nëse e keni shumë nxehtë për të ngrënë, pregatitni “frappe” të akullt, hani pemë të freskëta apo sallatë.

Shumë me rëndësi është që të lyheni me kremëra për rrezitje me faktorë të lartë mbrojtës, vëni kapele me mbrojtje të gjërë (sheshirë) sepse ai do të ju mbrojë edhe fytyrën edhe flokët, si dhe mos harroni syzet për diell.

Nëse jeni akomoduar në hapsirë të klimatizuar, para se të dilni bëni një dallim të vogël të temperaturës, në mënyrë që të mësoheni me temperaturën e cila ju pret jashtë. Dallimi i madh i temperaturës (nga rreth 15 gjer në 20 gradë) mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë marramendje, pavetëdije, pëlcitje të kapilarëve (më së shpeshti të syve).

Noti është shumë i dobishëm për nënat e ardhshme. Nëse keni një shtatëzeni të drejtë, dhe gjinekologu iu ka lejuar pushimin në det, nuk keni kurrfarë arsye që të mos notoni. Vetëm keni kujdes që uji të jetë i këndshëm (të mos jetë shumë i ftohtë apo shumë i nxehtë), gjithmonë hyni në ujë ngadalë dhe shkallë-shkallë adaptohuni me temperaturën e ujit. Notoni lehtësisht, në stilin që ju pëlqen më së shumti, pa lëvizje të befasishme dhe pa lodhje.