Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzanisë

A guxoj të udhëtoj me aeroplan gjatë shtatzanisë, dhe deri në cilën javë?

Aviokompanitë zakonisht e lejojnë udhëtimin e shtatzënave gjer në javën e 36

Udhëtimi me aeroplan është një nga mënyrat më të rehatshme dhe më të shpejta të udhëtimit për nënat e ardhshme. Gjatë tërë shtatzanisë mund të udhëtoni pa problem, natyrisht gjithmonë në konsultim me gjinekologun tuaj, por në muajin e nëntë duhet të kontrolloni se çfarë rregullash kanë aviokompanitë për shtatzënat.

Aviokompanitë më së shpeshti e lejojnë udhëtimin e shtatzënave gjer në javën e 36, të shtatzanive normale dhe të pakomplikuara.

Në raste të shtatzanive të komplikuara (binjakë dhe ngjashëm), udhëtimi me aeroplan lejohet gjer në javën e 32. Pas javës së 36, shtatzënave iu ndalohet udhëtimi me aeroplan. Sidomos duhet të keni kujdes që kur të udhëtoni, kthimin ta bëni para javës së 36, sepse aviokompania nuk do t`ju mundësojë kthimin me aeroplan pa marrë parasysh se ku ndodheni.

Zakonisht të gjitha kompanitë kërkojnë që, nëse udhëtoni në periudhën nga java e 28 gjer në javën e 36 të shtatzanisë, të keni vërtetimin e gjinekologut tuaj për moshën e shtatzanisë dhe terminin e lindjes. Në vërtetimin e mjekut duhet ti keni të dhënat për moshën, menstruacionet e fundit, terminin e lindjes, numrin e lindjeve, rezultatet e fundit të analizave laboratorike dhe ultrazërin, historinë e sëmundjeve (nëse ekzistojnë), pengesat eventuale në shtatzani…

A duhet ta takoj gjinekologun drejtpërdrejtë para udhëtimit me aeroplan?

Gjithsesi para udhëtimit duhet të konsultoheni me gjinekologun rreth udhëtimit (pa marrë parasysh mënyrën e transportit) ndërsa nëse e keni të konfirmuar se mund të udhëtoni të sigurtë me aeroplan më së miri planifikoni udhëtimin në mes të dy vizitave.

Poashtu, mos harroni që nëse udhëtoni gjatë tremujorit të dytë apo tretë, duhet ti keni me vete rezultatet e vizitës së fundit (mos harroni që gjatë periudhës së javës së 28 gjer në javën e 36, aviokompanitë kërkojnë të keni vërtetimin e mjekut)!

A guxoj të udhëtoj nëse së shpejti kam vizitë të rregullt apo analizë?

Konsultohuni me mjekun nëse është në rregull të udhëtoni, nëse së shpejti keni analiza apo vizita të planifikuara, edhe pse mundësia për këtë është e vogël sepse analizat e rëndësishme bëhen gjatë 2-5 javë rresht, kështu që keni kohë mjaft që të organizoheni.

Në cilat raste nuk rekomandohet udhëtimi me aeroplan për shtatzënat?

Nëse keni anemi më të rëndë, nëse më parë keni patur probleme me mpiksje të gjakut, apo nëse jeni diagnostifikuar me dështim të placentës, egziston rreziku që të adaptoheni më vështirë në atmosferën (ndryshimi temperaturës, shtypja…) në aeroplan. Në këto raste specifike më së miri është që ti shmangni këto lloj transportesh, ndërsa nëse është në pyetje shtatzania normale dhe këtë ju lejon mjeku juaj atëherë nuk keni arsye të mos udhëtoni me aeroplan.

Poashtu, të gjitha shtatzënat duhet shmangur aeroplanët sa më shumë, shkaku i turbulencave të forta.

A më lejohet të marrë me vete ilaçet dhe vitaminat në aeroplan?

Është e lejuar bartja e ilaçeve dhe vitaminave (madje edhe ilaçeve në formë lëngu, gjeli apo aerosoli), por paketojini në një çantë të vogël transparente, shkaku i kontrollimit më të lehtë, por edhe në raste se ju duhen gjatë fluturimit.

Poashtu, gjithsesi merrni me vete recetat e ilaçeve, si një lloj vërtetimi se këto janë llojet e ilaçeve të cilat iu ka përshkruar mjeku juaj.

A është i sigurtë kalimi gjatë detektorit të metaleve gjatë kohës së shtatzanisë?

Në një numër të madh aeroportesh në Europë, personi i cili kryen kontrollën, gjatë kontrollimit të shtatzënave e çkyç detektorin e metaleve.

Në aeroport të gjithë udhëtarët janë të detyruar të kalojnë përmes detektorit të metaleve, i cili është i sigurtë për të gjithë! Rentgeni zakonisht përdoret për valixhe, dhe në raste të rralla, në disa aeroporte edhe për udhëtare. Megjithatë, edhe pse niveli i radiacionit është i ulët, lusni lirisht personin i cili punon në kontrollë, që të kaloni pa iu ekspozuar rrezatimit.

Si ta vendos rripin e sigurimit?

Nëse keni ndonjë problem, apo mëdyshje rreth asaj se si ta vendosni në mënyrë të drejtë rripin, lusni personat përgjegjës për këtë gjë që të ju ndihmojnë. Gjatë vendosjes së rripit keni kujdes që të mos e vendosni rreth stomakut dhe të mos ju bëjë shtypje në mitër!

Rripi duhet të kalojë poshtë stomakut, gjegjësisht përmes pjesës së lartë të kofshës.

A mund ta dëmtojë foshnjen shtypja e aeroplanit?

Nëse nuk keni probleme serioze shëndetsore, as për ju, as për foshnjen nuk egziston ndonjë rrezik. Problem të vetëm paraqet shtypja e ulët në aeroplan shkaku i së cilët mund të ju përshpejtohet pulsi dhe mund të ju rritet tensioni i gjakut, prandaj mund të hasni vështirësi gjatë frymëmarrjes. Mos bëni panikë, sepse të gjitha këto vuajtje kanë karakter kalimtar.

A mund të shkaktojnë neveri kushtet në aeroplan (shtypja, temperatura)?

Egziston mundësi e madhe që neveria të përkeqsohet, sidomos në lartësi të mëdha dhe në temperaturë të lartë, por mos u brengosni sepse kjo do të kalojë së shpejti dhe trupi do të përshtatet me kushtet e aeroplanit.

Para udhëtimit shmangni shujtat e tepërta, të yndyrshme dhe të njelmëta, si dhe gjërat ushqimore që përmbajnë fije bimore (celuloza) – pemë dhe perime të freskëta – sepse mund të shkaktojnë gazra të cilat rrisin shtypjen e gjakut dhe përshpejtojnë qarkullimin e gjakut, dhe si rezultat lajmërohen të përzierat dhe neveria.

Poashtu, konsumoni sasi të mjaftueshme lëngjesh (më së miri ujë) që të mos dehidroni.

Çfarë mund të ha në aeroplan?

Shkaku i ndryshimit të lartësisë, temperaturës dhe shtypjes gjatë fluturimit, është e nevojshme energjia shtesë. Për këtë duhet të keni kujdes që të konsumoni gjëra ushqimore energjike “të pasura” 1-1 ½ para udhëtimit: psh. shpageta, jogurt, perime të ziera dhe komposto pemësh.

Në aeroplan mund të kërkoni shujtë me më pak kripë, më pak yndyrë, shujtë me pak kalori vegetariana etj por edhe këtë mund ta kërkoni gjatë rezervimit të biletës apo 24 orë para fluturimit. Nëse udhëtoni përmes agjensionit turistik, pyetni nëse mund të ju sigurojnë një shujtë speciale.

Si ta kem të rehatshëm udhëtimin me aeroplan?

1. Për shkak të ajrit të thatë konsumoni mjaft ujë, shmangni kafen dhe çajin, para dhe gjatë udhëtimit. Gjithashtu, shmangni ushqimin i cili fryen.

2. E rëndësishme është edhe garderoba. Më së miri është që të vishni rrobe të rehatshme dhe disa palëshe, që të mund ti hiqni palët më lehtë në raste të nderrimit të temperaturës, shmangni taket apo platformat e larta, dhe nëse keni probleme me vena, vishni çorape të rehatshme.

3. Bëni ushtrime të lehta tendosjesh çdo 20 minuta, që të mos ju mpihen këmbët. Ngrituni në këmbë kohë pas kohe, por në raste të turbulencave, menjëherë uluni.

4. Në fund, që ta keni më rehat gjatë udhëtimit me aeroplan, e rëndësishme është që të relaksoheni.