Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Aknet

Çfarë janë aknet?

Aknet janë sëmundje e shpeshtë e lëkurës

Aknet janë sëmundje e shpeshtë e lëkurës, më e shpeshtë tek tinejgjerët dhe tek të rinjtë. Zakonisht fillojnë gjatë pubertetit, në kohën e moshës së re kur trupi i personit ndryshon nga fëmiu në të rritur. Aknet shfaqen nga numri i lartë i hormoneve që stimulojnë gjëndrat në lëkurë të prodhojnë më shumë sebum se zakonisht.

Sebum është një substancë yndyrore që normalisht ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga infeksionet dhe thatësirat. Aknet mund të zhvillohen nëse këto yndyrëra zihen në kurth me qeliza të vdekura të lëkurës që bllokojnë hapjen (poret) e gjëndrave. Ndonjëherë bakteriet që janë prezente në lëkurë mund të zihen kurth në këto pore, duke kontribuar kështu formimin e puçrrave.

Aknet janë ankesa më e shpeshtë e lëkurës tek të rinjtë, dhe kjo varon nga 80-90 % të popullatës. Djemtë më shumë vuajnë nga aknet se sa vajzat, sepse ata prodhojnë më shumë hormone testosteroni që luan një rol në krijimin e akneve. Aknet nuk mund të barten nga personi në person.

Simptomet dhe shenjat

Kur poret ngjiten nga yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës dhe më pastaj mbyllen, gunga të bardha formohen nën lëkurë. Këto quhen komedones apo më shpesh kokëbardhat.

Kur poret ngjiten por mbesin të hapura, ato quhen komedone të hapura. Këto njihen gjithashtu si kokëzezat sepse sipërfaqja e sipërme bëhet e errët në kontakt me ajrin.

Aknet janë më të shpeshta ne fytyrë, në pjesën e qafës, në pjesën e sipërme të kraharorit dhe në shpinë.

Komplikimet

Puçrrat zakonisht nuk bëjnë komplikime. Por pickimi apo shtrydhja e tyre mund të shkaktojë infeksion.

Aknet mund të shkaktojnë stres emocional, i cili kërkon trajtim psikologjik.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse fëmiu juaj ka akne, atëherë ka shumë ilaçe të cilat do të mund ti përdorni, qoftë në formë losioni, gjeli, kreme, sapuni apo pecete të lagur.

Keni durim, sepse efektet pozitive të këtyre ilaçeve shpesh shfaqen pas 4-8 jave të trajtimit. Gjithashtu, duhet të jeni të pregatitur për gjërat që mund të përkeqsohen para se të përmirësohen.

Disa nga këto preparate mund të shkaktojnë efekte anësore, si psh lëkurën e thatë dhe irritimin e lëkurës duke përfshirë edhe skuqjen dhe djegjen.

Duke filluar me një dozë të vogël çdo ditë dhe duke pritur 15 minuta pas pastrimit të fytyrës para se të aplikoni këtë ilaç mund të ndihmojë në reduktimin e irritimit.

Skuqja dhe irritimi shpesh zhduken vetvetiu pas 1-2 jave.

Në raste të përhapjes së akneve, apo nëse këto ilaçe nuk ndihmojnë, kontaktoni mjekun. Mjeku mund të ju përshkruajë trajtime të tjera me antibiotikë.

Preventiva

Disa ilaçe, steroide, kemikalie, kozmetika yndyrërash dhe parfumesh mund të rrisin mundësitë e zhvillimit të akneve.

Për disa njerëz, rrezitja mund ti përkeqsojë aknet, siç mundet edhe periudha e mujoreve apo stresi. Shmangja e prodhimeve dhe kemikalieve që rrisin mundësinë e shfaqjes së puçrrave mund të ju ndihmojë ti parandaloni aknet.

Pastroni fytyrën çdo ditë me sapunë të butë që nuk përmban parfumë të vrazhdë, kemikalie apo materiale zmeriluese.

Duhet përdorur vetëm kozmetikë pa yndyrë (oil-free).

Konsumimi i ushqimit të yndyrshëm nuk shkakton aknet. Në fakt, nuk ka ndonjë dëshmi që ndonjë lloj ushqimi i veçantë, siç mund të jetë psh çokollata, të mund të kontribojë në formimin e akneve.

Megjithatë, ju mund të vëreni se cilat ushqime ndikojnë për të keq tek aknet e juaja. Në këtë rast, duhet ti shmangeni atij lloj ushqimit.