Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Diarrea (barkqitja)

Çfarë është diarrea?

Diarrea është barkqitja e lëngët të cilën mund ta dalloni sepse është e shpeshtë dhe më e lëngët se sa normalisht. Ajo mund të shkaktojë dhembje në bark dhe ngërçe.

Çfarë e shkakton diarrenë?

Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet, kontraindikacionet në disa ilaçe, por mund ta shkaktojë edhe alergjia në ushqim apo intoleranca në disa artikuj ushqimorë. Gjithashtu, shumë lëngje (lëngje të embëlsuara) mund ta shkaktojnë diarrenë.

Çfarë duhet të bëni kur fëmiu ka diarre?

Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike. Pregatini ushqime të freskëta dhe le të hajë shpesh po në sasi më të vogla.

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.

/komuniteti