Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Hernia

Çfarë është një hernie?

Nëse bebi juaj ka hernie të kërthizës, ju do të vëreni se zona përreth kërthizës së tij fryhet gjatë kohës kur ai qan

Një hernie është një fryrje që rezulton, kur një organ ose disa inde nuk janë në vendin e tyre. Herniet mund të ndodhin në ije, në bark dhe në diafragmë.

Tek bebet, herniet më të zakonshme janë hernia e ijës, e cila paraqitet në zonën gjenitale dhe hernia e kërthizës, e cila paraqitet përreth kërthizës.

Çfarë shkakton një hernie inguinale?

Gjatë shtatzënisë, testikujt e djemve zhvillohen në mbrendësi të abdomenit të tij, dhe pastaj, pak para lindjes, ato shtyhen përmes një tuneli në inde, në mes të ijeve dhe abdomenit (që quhet kanali inguinal) dhe zbresin në kokën skrotale.

Tek vajzat, vezoret zbresin përmes tunelit në pelvik. Në këtë pikë, kalimi përmes murit abdominal do të mbyllet.

Rreth 5 % e bebeve (në shumicën e rasteve djemtë, dhe veçanërisht ata të cilët kanë lindur parakohe), hapja mbetet mjaft e madhe sa për të lejuar një lak të zorrëve të futen poshtë në tunel. Hernia inguinale nuk përmirësohet vetvetiu.

Si mund të di nëse djali im ka një hernie inguinale?

Ju do të vëreni nje gungë në madhësinë e gishtit tuaj në zonën e ijëve ose në skrotum të fëmijës tuaj. Por nuk do të vëreni gungën për javë të tëra apo muaj, pas lindjes së bebit. Por ajo shfaqet kur bebi është aktiv apo kur qan, pastaj zhduket përsëri nga barku, kur të jetë bebi i relaksuar.

Çfarë duhet të bëj për këtë?

Nëse mendoni që bebi juaj ka hernie inguinale, kontaktoni me mjekun e tij. Me siguri ai do të ju rekomandojë një operim të vogël për të riparuar hernien sepse – edhe pse kjo nuk është e dëmshme – laku i zorrëve që shkakton gungën mund të kapet për një pikë, duke ndaluar qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe në atë mënyrë shkakton dëmtimin e indeve përjetësisht.

Nëse ndodh kjo, ju do të vëreni që gunga papritur është bërë më e madhe, më e fortë apo më e errët, dhe ju nuk mund ta shtypni atë përmes murit të barkut. Bebi juaj mund të ketë dhembje dhe të vjella. Në këtë rast, dërgojeni menjëherë në urgjencë, sepse ai mund të ketë nevojë emergjente për t`u operuar.

Tjetër çfarë mund të shkaktojë ënjtje të testiseve?

Nëse testikujt e bebit janë fryrë menjëherë pas lindjes, kjo është e mundshme për shkak të përmbajtjes shtesë të lëngjeve tek i posalinduri ose dozës shtesë të hormoneve që ai mund të ketë marrë nga nëna e tij pak para lindjes. Kjo ënjtje është e padëmshme dhe ai do të largojë këtë lëng pas disa ditësh, me anë të urinimit.

Një mundësi tjetër është Hydrocele, që është një koleksion i lëngjeve rreth testikulit nga një hapje e vogël në murin abdominal. Rreth një në dhjetë bebe e kanë një të tillë në lindje. Shumica e tyre largohen para ditëlindjes së parë të bebit, por disa kanë nevojë për ndërhyrje të vogël kirurgjike për të tharrë lëngun dhe për të riparuar hapjen.

Një hydrocele nuk është e dhimbshme por nëse rritet bëhet jokomforte, sidomos nëse fëmija bëhet i lëvizshëm. Nëse mendoni që bebi juaj ka hydrocele, theksojini këtë mjekut të tij.

Poashtu, dërgojeni menjëherë bebin tuaj tek mjeku nëse skrotum është i kuq, i butë dhe i ënjtur, sepse këto simptome mund të jenë shenja të një gjendjeje tjetër serioze, siç është rrotullimi testikular (një gërshetim i kordonit spermatik).

Si mund të di nëse vajza ime ka një hernie inguinale?

Është më pak e zakonshme për një bebe vajzë që të ketë hernie inguinale, por edhe kjo ndodh me raste. Në këtë rast, laku i zorrëve është futur përmes murit abdominal në zonën e ijeve të bebit apo ndonjëherë në labia (lëkura e lirshme në hapjen e saj vaginale).

Zgjatja do të ndjehet sikurse një gungë e zgjatur solide. Hernia inguinale tek bebet vajza poashtu mund të riparohet me një operim të vogël.

Përgjithësisht fryrja në labia pas lindjes është e mundshme të shkaktohet nga lëngu shtesë që e posalindura mban apo sasinë shtesë të hormoneve të cilat mund ti ketë marrë nga nëna e saj para lindjes. Kjo fryrje është e padëmshme dhe këto lëngje do ti largojë përmes uriminit gjatë ditëve në vijim.

Si mund të di nëse bebi im ka një hernie të kërthizës?

Hernia e kërthizës shkaktohet në 10 gjer në 20 përqind të fëmijëve, më shpesh tek vajzat se sa tek djemtë, dhe tek bebet e lindura parakohe. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo gjendje është pa dhimbje dhe e padëmshme.

Përderisa bebi është në barkun e nënës, ka një hapje në murin e barkut nën kërthizë. Me maturimin e bebit, kjo hapje mbyllet me bashkimin e muskujve abdominal. Tek disa bebe, muskujt nuk bashkohen plotësisht dhe vrima e madhësisë së majës së gishtit mbetet.

Nëse bebi juaj ka hernie të kërthizës, ju do të vëreni se zona përreth kërthizës së tij fryhet gjatë kohës kur ai qan ose tërhiqet. Kjo është zakonisht për shkak të presionit të ajrit nga brenda barkut.

A ka nevojë për trajtim hernia e kërthizës?

Edhe pse mund të duket mbresëlënëse – në raste të rralla, mund të fryhet gjer në madhësinë e kumbullës – hernia e kërthizës zakonisht nuk shkakton probleme, përderisa zona nuk është e butë dhe tepër e ënjtur, fryrja është e butë dhe e shtrëngueshme, atëherë bebi është komfort. (Nëse jo, atëherë dërgojeni tek mjeku menjëherë. Hernia e kërthizës ndonjëherë kërkon operim).

Me gjasë, hernia do të largohet vetvetiu në moshën e fëmijës 2-3 vjeç, por disa vazhdojnë gjer në moshën 5 vjeç.

Në raste të rralla, një pjesë e zorrës së bebit mund të kapet tek hapja, gjë e cila mund të prejë rrjedhjen e gjakut në atë zonë dhe kjo kërkon intervenim të menjëhershëm kirurgjik. Nëse vëreni ndonjë ënjtje, butësi apo njollë përreth zonës, sidomos nëse bebi juaj ka të vjella apo dhimbje, dërgojeni menjëherë në urgjencë./bebaime.com/

Evelina Ndrecaj (6 vite më parë)
Njeri nga dy djemt e mi binjak ka pasur herni te kerthizes dhe te njerit testikull,ndoshta sepse ka lindur para kohe.Kjo iu ndodh edhe femijeve te cilet qajne shume gjate tremujorshit te pare te jetes nga dhimbjet e barkut.Kur e kam derguar djalin tek mjeku kirurg me ka thene se duhet ta operojme pasi te mbush 3 muaj.Gjyshja ime me ka mesuar nje metode se si me pare kur nuk kishin mjek e kan sheruar kete problem .Per sa i perket hernise se kerthizes une i kam vendosur dyll te bleteve te cilit i kam dhene forme te rrumbullaket dhe kam fiksuar mbi kerthize me anzaplast te syrit qe te mos leviz,nese nuk mund te gjeni dyll mund ta beni edhe me nje pare psh 2 euro.Per sa i perket hernise se testikujve prap gjyshja me ka mesuar se pasi ta laj femijen me uje te ngrohet me dore i mbjaja pak uje me te ftohet ,keshtu testikuli tkurret dhe me kalimin e kohes herina terhiqet.Kjo mund te ndihmoj te gjitha ato nene qe kan kete problem me femijet e tyre ne menyre qe te mos i operoni.Mua te pakten me ka ndihmuar keto metoda pasi te dy hernit iu kan terhequr vet djali pa operim.Suksese !!!