Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lia e ujit (lia e dhenve)

Çfarë është lia e ujit?

Personi që infektohet me lien e ujit, do ketë imunitet ndaj sëmundjes gjer në fund të jetës së tij

Lia e ujit është një infeksion ngjitës viral, që zakonisht e përcjellë vazhdimësinë e saj pa ndonjë problem në fëmijëri.

Është një sëmundje ngjitëse shumë e zakonshme e fëmijëve dhe shkakton një skuqje të lëkurës me kruarje me fluska.

Sëmundja shkaktohet nga virusi i lisë së dhenve-zoster dhe zakonisht e vazhdon kursin e saj pa probleme.

Si do ta dalloni lien e ujit?

Infeksioni viral transferohet nga personi në person, me anë të kontaktit direkt me fluska të pëlcitura të lisë së ujit dhe përmes stërpiklave në ajër.

Periudha e infeksionit zgjat rreth tre ditë para se të shfaqet skuqja, përderisa të gjitha fluskat kanë formuar kore.

Periudha e inkubimit, në mes të qenit i infektuar me lijë të ujit përderisa të shfaqet sëmundja dhe simptomet përfshinë 10 gjer në 20 ditë.

Cilat janë simptomet e lisë së ujit?

• Skuqja që zakonisht fillon në trup dhe fytyrë dhe më pas shpërndahet në kokë dhe gjymtyrë.

• Poashtu mund të shpërndahet në mukozën e membranave, veçanërisht në gojë dhe gjenitale.

• Skuqja shpesh përcjellet me kruarje.

• Fillon me puçrra të kuqe të vogla, të cilat zhvillohen për disa orë në fluska.

• Pas 1-2 dite, fluskat formojnë dregëza (kore).

• Fluska të reja mund të shfaqen pas 3 gjer në 6 ditë.

• Numri i fluskave ndryshon shumë nga një person tek tjetri.

• Personi i infektuar mund të ketë temperaturë.

• Këto simptome janë më të buta tek fëmijët e vegjël.

• Lia e ujit zgjat 7 gjer në 10 ditë tek fëmijët dhe më gjatë tek të rriturit.

• Të rriturit mund të ndjehen më të sëmurë dhe kanë nevojë për më shumë kohë për shërim. Ata kanë më shumë të ngjarë të kenë komplikime se sa fëmijët.

Cili është rreziku nga komplikimet?

• Gruaja shtatzënë e cila nuk ka e ka patur lien e ujit.

• Njerëzit me sistem të dobët imunitar, siç janë leukemia akute apo kronike apo HIV.

• Pacientët duhet të marrin ilaçe për sistemin e tyre imunitar, të tilla si kortikosteroide afat-gjate orale.

Ata të cilët janë në grupin e rrezikuar nga ekspozimi ndaj virusit zoster –variçela, mund të marrin injeksion për të rritur imunitetin e tyre.

Vaksinimi kundër lisë së ujit është poashtu në dispozicion.

Si e bën mjeku diagnozën?

Diagnoza bëhet nga observimi i simptomeve dhe nga paraqitja tipike e skuqjes.

Si duhet trajtuar lia e ujit?

• Trajtimi zakonisht përbëhet nga lehtësimi i simptomeve.

• Mbani në mend që personi i infektuar është bartës derisa fluskat e reja të ndalojnë së paraqituri, dhe derisa fluskat të formojnë kore. Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi, përderisa janë të infektuar.

• Shmangni kruarjen e fluskave sepse egziston rreziku nga infeksioni.

• Prejini thonjtë shkurtë apo pacienti të bartë dorëza.

• Kushtoni vëmendje higjienës personale.

• Nëse fëmija juaj ka dhimbje apo temperaturë, mund ti jepni ilaç për zbutjen e dhimbjes siç është paracetamoli apo ibuprofeni (për fëmijët Nurofen).

• Ndiqni instruksionet e dozimin në fletën shoqëruese.

• Losioni Kalamine mund të ndihmojë në zbutjen e kruarjes.

• Mbani pacientin në ambient të freskët sepse nxehtësia dhe djersitja mund të përkeqsojnë gjendjen.

• Gjatë sëmundjes ku kruarja është serioze, kur gjumi i fëmijës është totalisht i shqetësuar, mund të përdoren ilaçet antihistamine me efekt sedativ. Antihistaminet janë ilaçe për reaksione alergjike, për zënien nga makina apo pagjumësinë.

• Në rastet serioze të sëmundjes, tek njerëzit me sistem të dobët imunitar, mund të përdoret Acyclovir (Zovirax tabletat), i cili punon në mënyrë specifike kundër lisë së dhenve.

Cilat komplikime mund të lindin?

• Bakteria mund të infektojë fluskat.

• Herë pas here plagët mund të mbeten në vendin e fluskave

• Konjuktivi.

• Pneumonia.

• Në shumë raste të rralla, lija e ujit mund të rezultojë me komplikime, siç janë meningjiti, encefaliti, inflamacioni i zemrës (miokarditis) apo Sindromi i Rei-t (Reye's Syndrome).

Perspektivat e ardhshme

Njëherazi kur personi infektohet me lien e ujit, ai do ketë imunitet ndaj sëmundjes gjer në fund të jetës së tij. Megjithëse, virusi mund të kthehet më vonë gjatë jetës në formë zalli (guralecë).

Personi i cili ka zall aktiv mund të infektojë të tjerët me lien e ujit, por nuk mund ti bart zallin personit tjetër.

Beqir Maloku (10 vite më parë)
A duhet me pastru (la)trupin dhe flokt kur te jeni me lij te ujit?
fanoda (10 vite më parë)
A duhet te lahet pacienti gjate kesaj kohe
AGIM (10 vite më parë)
Ju lutem. A mund te perseritet lija e ujit?
Djella (11 vite më parë)
Pershrndetje desha me ju pyt per Lin e ujit vajza ime ka pasur kontakt me nje fmij met ket virus mirpo nje dit para se me ju shfaq ati fimiut lia kto kan qen tan diten po edhe ne mramje bash kan lozur tani qe 7 dit vajzes se kom pas vajzen ne kopsht a mundet mi ra lia r uji a si eshte kjo mbas sa koh ngjitet tek fmija tjeter flm

/komuniteti